Politike
Është e garantuar/ Adriatik Lapaj i bindur se do të marrë 300 mijë vota nga shqiptarët

Kreu i koalicionit opozitar Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka pretenduar se shqiptarët më 11 maj do t’i japin grupimit politik 300 mijë vota.
Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka limite dhe fyen qytetarët duke i quajtur “autikë dhe çyryk”.
Teksa, sipas tij, nëse do të donte të kishte një karrierë, do të bëhej si kreu i qeverisë dhe lideri i Partisë Demokratike.
Në përfundimin e fjalimit të tij, Lapaj u shpreh se ishte i bindur se shqiptarët në 12 maj do i jepnin rreth 300 mijë vota.
“Rama pa limite , fyen qytetarët autikë e çyrykë. Po të doja karrierë do bëhesha si ata. Ai u degdisi burrat, mbledh gratë për një copë bukë. Në 12 maj besoj se shqiptarët do na japin rreth 300 mijë vota”.

