Connect with us

Bota

Analiza e CNN/ Sharmi dhe hilet e Putin, Trump viktima e rradhës mes shume presidentëve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po zbulon se arritjet e tij me presidentin rus Vladimir Putin nuk janë lehtësisht te arritshme sa mund të kishte menduar. Por ai duhet te ngushellohet se është vetëm lideri amerikan i rradhes amerikan që po dështon në përpjekje për të marrë Rusinë dhe presidentin e saj në anën e Amerikës.

Përpjekjet e administratës Trump për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Ukrainë kanë ngecur, pavarësisht nga një stuhi aktivitetesh diplomatike.

Që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka patur të paktën dy telefonata të gjata me Putinin dhe ka dërguar vazhdimisht të dërguarin e tij Steve Witkoff për të takuar personalisht liderin rus në Moskë.

Nuk është çudi për shumë vëzhgues të Kremlinit, qe asnjë nga këto takime nuk ka çuar në një marrëveshje. Witkoff eshte kthyer duarbosh.

Propozimi i fundit i SHBA përfshin njohjen e kontrollit rus të Krimesë – një vijë e kuqe e gjatë për Ukrainën dhe aleatët e saj evropianë, kanë thënë zyrtarë të njohur me detajet për CNN.

“Unë do të thosha se negociatat po shkojnë shumë mirë – nga këndvështrimi i Putinit”, tha për CNN Angela Stent, eksperte e politikës së jashtme dhe ish-oficere e inteligjencës kombëtare për Rusinë dhe Euroazinë në Këshillin Kombëtar të Inteligjencës Amerikane.

“Ai nuk ka ndërmend të ndalojë luftën, por ajo që ai dëshiron dhe ajo që po merr është rivendosja e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Rusi”.

“Putini po luan një lojë pritjeje sepse beson se koha është në anën e tij dhe se ai mund ta detyrojë Ukrainën në një pozitë më të pafavorshem dhe të bindë Kievin dhe aleatët e saj evropianë me ndihmën e Uashingtonit se nuk ka alternativë për një zgjidhje paqeje sipas kushteve ruse,” tha John Lough, kreu i politikës së jashtme në New Eurasian Strategies Centre, për CNN, me bazë në Londër dhe Uashington.

Të ngecësh, të bësh pazare për çdo detaj ose të thuash jo pa thënë qartë “jo” është një taktikë klasike ruse, e përdorur nga Putini dhe negociatorët e tij kryesorë në disa raste në të kaluarën, si gjatë negociatave për një armëpushim në Siri.

Fjalët e Trump që kur u kthye në detyrë si President I SHBA,  tregojnë se ai e sheh botën në një mënyrë të ngjashme me Putinin, tha John Lough.

Në fund të fundit, Trump e ka bërë të qartë se ai ka pak interes për të ardhmen e Ukrainës – madje duke sugjeruar se Ukraina “ nje dite mund te behet e gjitha e Rusise”.

“Arti i manipulimit” i Putinit

Lough tha se trajnimi i Putinit në KGB ka formësuar mënyrën se si ai i qaset negociatave.

“Putini e përshkroi në mënyrë të famshme punën e tij në KGB si ‘punë me njerëzit’. Ai ishte i trajnuar në artin e manipulimit të bashkëbiseduesve . Ai dihet se përgatitet me përpikëri për negociatat dhe është mjeshtër i detajeve”, tha Lough për CNN, duke shtuar se lideri rus dihet se ‘mund të sharmojë dhe frikësojë në të njëjtën kohë”.

Putin e ka përdorur këtë teknikë për Trump-in edhe në të kaluarën, sipas Kalina Zhekova, profesoreshë e asociuar në University College London (UCL) e specializuar në politikën e jashtme ruse.

Kur të dy u takuan në Helsinki në vitin 2018, udhëheqësi rus i dorëzoi Trumpit një top nga Kupa e Botës 2018 gjatë konferencës për shtyp, duke thënë “tani topi është në fushën tuaj”, duke iu referuar përpjekjeve për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara SHBA-Rusi.

Putini ka shumë hile në kutinë e tij diplomatike. Atij i pëlqen t’i mbajë homologët e tij në pritje duke u paraqitur vonë për takime – ndonjëherë me disa orë. Ai shpesh krijon situata kaotike për të marrë më shumë opsione dhe mund të ndryshojë mendje kur i përshtatet, gjë që e bën edhe më të vështirë negocimin me të. Ai njihet gjithashtu se përdor mënyra të tjera për të pohuar pushtetin e tij. Në vitin 2007, për shembull, “Putin lejoi Labradorin e tij t’i afrohej (kancelares gjermane) Merkel gjatë një mundësie fotografike, megjithëse frika e saj nga qentë iu komunikua zyrtarëve rusë përpara takimit,” tha Zhekova.

Moska sot mund të jetë duke u zvarritur me shpresën se Trump do të humbasë durimin e tij dhe do të braktisë qëllimin e tij për t’i dhënë fund luftës.

Shenjat e kësaj tashmë po shfaqen: Rubio tha javën e kaluar se SHBA mund të largohet brenda “ditëve” nëse nuk ka shenja përparimi. Dhe CNN raportoi këtë javë se Trump po zhgënjehet me mungesën e progresit dhe u tha privatisht këshilltarëve se ndërmjetësimi i një marrëveshjeje ka qenë më i vështirë nga sa priste… Putini e di këtë. Nisja e disa sulmeve të mëdha nga Rusia kundër Ukrainës gjatë javëve të fundit, duke përfshirë Kievin, tregon besimin e Kremlinit se leva që SHBA ka – ose është e gatshme të përdorë – është e kufizuar.

Trump, natyrisht, nuk është presidenti i parë amerikan që beson kot se mund të ndërtojë një marrëdhënie të mirë me Rusinë…

Advertisement