Politike
Rama jep lajmin: Dje u hap dhe grupkapitulli tjetër i negociatave

“Do ishte rekord i madh”, Rama jep lajmin: Dje u hap dhe grupkapitulli tjetër i negociatave
“Dje mora dhe lajmin që grupkapitulli tjetër i negociatave u aprovua për t’u hapur. Pra kemi hapur 16, hapim dhe 8 të tjerë tani, mbeten dhe 11 për t’u hapur dhe kam besim dhe uroj që me fuqinë re të 11 majit do hapim dhe ato 11 të tjera brenda këtij viti. Ky do ishte rekord i madh”, tha Rama.
Rama-ndjekësit: Pyetja është sa do të fitojmë, çfarë fuqie do na japë 11 maji! Bufi, gjetje arkeologjike që vjen vërdallë për hallin e tij

Kryeministri Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m’sy”, iu përgjigj edhe një ndjekësi që i shkruante nëse do të fitojnë apo jo. Rama tha se pyetja nuk është se nëse do të fitojnë, por sa do të fitojnë apo nëse do të marrin fuqinë që ai thotë se duhet për të bërë të mundur integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“Nuk është pyetja a do të fitojmë por sa? Se a do të fitojmë nuk është pyetje. Padiskutim që do të fitojmë. Por sa? Çfarë fuqie do të na japë 11 maji, populli shqiptar. Do të jemi thjesht një qeveri, përfaqësim apo do të jemi një përfaqësi me një mbështetje popullore më të madhe sesa kjo që kemi sot. Ndaj nëse ne fitojmë aq sa kemi sot, ose më pak seç kemi sot, ne kemi fituar zgjedhjet por s’kemi marrë fuqi më të madhe.
Çdo gjë mbi këtë është fuqi sepse ne jemi duke kërkuar mbështetje për Shqipërinë në BE. Po e shohin të gjithë procesin sesa Shqipëria në BE ka mbështetjen e popullit. Kush do të fitojë bufi? Një politikan i lashtë si gjetje arkeologjike që vjen vërdallë nëpër teastrin e butrintit sikur është gjallë. I pashpresë i dëshpëruar që rri edhe nuk shkon në shtëpi për hallin e tij. Ai do të fitojë?”, tha Rama.

