Kronike
Plagosja me armë zjarri në Sarandë! Ndihmoi autorin, arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 43-vjeçar është vënë në pranga, teksa ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e plagosjes në Sarandë.
Ai është akuzuar për ndihmë ndaj autorit të ngjarjes, teksa më pas është dhënë urdhri për ndalimin e tij.
“Në vijim të veprimeve lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda bënë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria, datë 19.07.2025, për shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në Sarandë, i shpallur në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit””, njofton policia.
Policia e Sarandës zbardhi dhe dokumentoi plagosjen me armë të dy personave në qytetin bregdetar. Për ngjarjen janë shpallur në kërkim 4 persona, njëri prej të cilëve Ramadan Zoto, tentoi të vriste me armë zjarri dy të tjerë.
Një nga të plagosurit është vënë në pranga sepse ju gjet një arme. Sulmi me armë ndodhi në një lokal në lagjen 3 në Sarandë.
Policia thotë se ngjarja ndodhi pas një konflikti, por duket se ngjarja është shumë më e komplikuar. Dy të rinjtë që u plagosën ndodheshin prej gjashtë muajsh në Sarandë si pjesë e një grupi truprojash që ruan familjen e një shtetasi që është larguar në Dubai për shkak të një tjetër konflikti që kulmoi me vrasje një prej të cilave në Tiranë me eksploziv disa vite më parë.
Konflikti i ri është për një pjesë plazhi në qytetin e Sarandë, plazh që për katër vite e kishte me qira nga bashkia autori i plagosjes së djeshme.
Para dy muajsh, dy të rinjtë nga Tirana e kishin dëbuar me forcë nga plazhi për të cilin personi që jeton në Dubai kishte bërë një marrëveshje me një familje sarandiote që pretendon pronësinë.
Autori i plagosjes kishte kërkuar kthimin e parave të investimit dhe disa ditë më parë kishte patur konflikt dhe ishte lënduar nga truprojat dhe të enjten me armë në dorë i gjen dhe i qëllon duke i plagosur të dy të rinjtë që tashmë ndodhen jashtë rrezikut në spitalin e traumës në tiranë

