Sport
Pamjet që tronditën shqiptarët/ Në ndeshjen me Anglinë, Serbia shfaq hartën e Kosovës me flamurin serb

Mbrëmje jo nga ato të bukurat në Beograd, teksa Serbia u mund 5-0 nga Anglia, në sfidën Kualifikuese të Botërorit. Ashtu si në shumë ndeshje shtëpiake, edhe këtë herë në “Stadion Rajko Mitić”, kaosi në shkallët e tribunave ishte i pranishëm para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes.
Gjithashtu, nuk mungoi as harta e Kosovës me flamurin serb, me pamjet që po bëjnë xhiron e botës.
Edhe pse Serbia e ka pësuar shpeshherë nga UEFA për çështje që kanë të bëjnë me Kosovën, sërish tifozët nuk kanë marrë mësimet e duhura.
Së fundmi kanë reaguar përfaqësues të SHBA-së, të cilët kanë kërkuar nga FIFA dhe UEFA të shqyrtohet rasti. Në këto kushte, me gjasë pritet gjobë ose mbyllje stadiumi.

