Aktualitet
Mashtrimi digjital goditet fort/ Policia shkatërron skemën që zhvaste qytetarët

Policia ka ndërmarrë një operacion lidhur me skemat mashtruese piramidale online, ku viktima janë bërë dhjetëra qytetarë, kryesisht nga zonat e Fierit.
Mësohet se operacioni është zhvilluar në Fier, në Divjakë e në Lushnjë dhe disa persona janë vënë në pranga
Policia e Shtetit pritet të dalë në një konferencë për mediat lidhur me finalizimin e këtij operacioni.
I pari që ngriti alarmin e firmave piramidale online ishte deputeti socialist Erjon Braçe, i cili vazhdimisht ka denoncuar këtë aktivitetet kriminal duke kërkuar që policia të masa.
Pas denoncimit fillestar të deputetit Braçe, Policia e Shtetit njoftoi se kishte nisur hetimet për mashtrimet financiare që po u bëheshin qytetarëve dhe u bëri apel këtyre të fundit që të mos bëjnë asnjë investim financiar.

