Politike
Do shkarkohet nga Kryetar i Bashkisë/ Manjani: Nuk është në dorën e Ramës, varet nga Erion Veliaj

Mazhorana ka nisur lëvizjet për shkarkimin e krebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, u cili ndodhet në burg që prej muajit shkurt.
Ai thotë se Veliaj nuk mund të shkarkohet për sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë kundër tij dhe për sa kohë nuk është arrestuar në flagrancë duke kryer një krim në detyrë.
Pjesë nga biseda:
Fevziu: Rama la të kuptohet që do shkohet në zgjedhje të parakohshme në Tiranë, si kryhet procesi i shkarkimit të kryetarit të bashkisë?
Ylli Manjani: Mendoj që Rama ka bërë analizën politike të gjësë, për pjesën juridike ndalemi më vonë. Kryetari arrestohet nëse kapet në krim në vazhdim, por se ka blerë gruaja online dhe të arrestosh kryetarin e bashkisë, këtë vetëm SPAK e bën! Drejtësia nuk ka si pengohet për blerjet online të gruas, drejtësia pengohet nëse e kap në flagrancë duke kryer një krim në detyrë.
Fevziu: A bëhen zgjedhjet pa vullnetin e Erion Veliajt?
Manjani: Kushtetuta ka këto mënyra. Së pari duhet gjetur një vend vakant, sot nuk kemi sepse kemi një kryetar bashkie në detyrë.
Fevziu: Deputeti humb mandatin nëse humb mungon pa arsye 6 muaj… Kemi rastin e Ahmetajt.
Manjani: Ka patur një kapërcim në rastin e Ahmetajt. Nuk është se iku me dëshirën e tij. Zotëria është në paraburgim jo për shkak të vullnetit të tij, por për shkak të vullnetit të institucionit. Është e diskutueshme, nëse Këshilli Bashkiak konstaton pamundësinë e kryetarit të Bashkisë, Këshilli i Ministrave duhet ta shkarkojë dhe të krijojë vendin vakant. Veliaj ka të drejtën të ankohet në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të qeverisë për shkarkim. Erion Veliaj ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Kushtetuese; në momentin që bëhet ankesa, vendimi pezullohet. Deri sa të marrë vendimin gjykata, vendimi i qeverisë është i pezulluar.
Fevziu: Si nuk është zbatuar kjo për prokurorët?
Manjani: Krahasimi nuk vlen. Po flasim për kryetarë bashkie. Ka ndodhur në rastin e kryetarit të bashkisë Lushnjë dhe Dibër, por ata nuk kanë bërë ankesë.
Nëse Veliaj ankimon vendimin e Këshillit të Ministrave, automatikisht çdo vendim pezullohet.
Fevziu: Nëse jo ndodh, sa kohë i duhen Gjykatës Kushtetuese?
Manjani: Tani Gjykata Kushtetuese do kohën e vet, por minimalisht duhen 4 muaj. Në ligjet e shkruara do duhet të mbrojë kryetarin e Bashkisë në detyrë.
Fevziu: Nëse ai vendos të ankimojë çështjen, sipas informacioneve që unë kam, avokatët do e ankimojnë, i bie që zgjedhjet në Tiranë nuk bëhen.
Manjani: Jo, nuk bëhen!
Presidenti fillon të dekretojë në momentin që qeveria vendos që ka një vend vakant. Por s’kemi arritur ende te presidenti. Duhet të presë 15 ditëshin.
Fevziu: Pra vullneti përcaktohet nga z. Veliaj, nëse ai vendos të japë dorëheqjen, të vazhdojë betejën e tij ligjore, vendimi ekzekutohet. Zgjedhjet në Tiranë nuk zhvillohen!
Manjani: Mjafton të lexoni nenin 115.

