Connect with us

Sport

Ylli i Juventusit drejt Premier League/ Arsenal-Chelsea 100-120 milionë euro mbi tavolinë

Një kapitull i ri në tregun e transferimeve po afron në Torino, me Kenan Yildiz-in në qendër të vëmendjes. Sulmuesi 20-vjeçar turk tani ka tërhequr vëmendjen e Arsenal-it, dhe Juventus-i ka vendosur tashmë një çmim në 100-120 milionë euro, tregojnë raportet e fundit nga Anglia dhe Italia.

Arsenal-i ka vendosur kontakte zyrtare me Juventus-in për të shqyrtuar mundësinë e nënshkrimit të Yildiz-it.

Përfaqësuesi i lojtarit dhe zyrtarët e “Topçinjve” thuhet se kanë filluar bisedime paraprake për të vlerësuar gatishmërinë e lojtarit për t’u transferuar në Premier League.

Vetëm pak muaj më parë, Chelsea u përpoq ta nnshkruante atë, por oferta u refuzua nga “Zonja e Vjetër”. Oferta vlente 65-70 milionë euro.

Tani, Arsenal-i po përqendron ambicien e saj te sulmuesi turk si një perspektivë e ardhshme për të forcuar sulmin.

Klubi nga Torino këmbëngul se, ndërsa njeh interesin e Arsenal-it, nuk ka ndërmend të ndahet nga lojtari nëse nuk arrin një ofertë që ata nuk mund ta refuzojnë.

Për më tepër, Juventus-i tashmë po punon për zgjatjen e kontratës së Yildiz-it, me qëllim mbrojtjen e tij nga ofertat e ardhshme. Me një kontratë që vlen deri në vitin 2029, bordi synon ta konsolidojë atë si një shtyllë të projektit.

Advertisement