Connect with us

Politike

Balla për Spiropalin: Kollaj t’u sillesh rrotull protestave të sotme me fjalë boshe

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla u pyet sot nga gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, pë deklaratën e pak ditëve më parë të Elisa Spiropalit në lidhje me protestat qytetare, kur tha se duhet një marrëveshje e re për Shqipërinë.

Balla tha se postimet e saj në rrjetet sociale nuk i ka ndjekur, dhe se pret që shqetësimet e saj t’i parashtrojë në mbledhjet e grupit socialist.

“Unë nuk ndjek postimet e të gjithë deputetëve apo anëtarëve të Partisë Socialiste, por se jam kryetar grupi, kushdo që ka një shqetësim, sapo e kam zhvilluar sot në mëngjes si mbledhje grupi. Sot nuk ishte fare. Kështu që kur të vijë të ma thotë aty, do ta dëgjoj me vëmendje dhe menjëherë pasi ta dëgjoj do të vij dhe këtu para jush t’ju sqaroj dhe ju, se kjo është detyra ime”, tha Balla.

Advertisement