Connect with us

Politike

Komisioni i Sigurisë rrëzoi dekretin e Presidentit për ligjin e Policisë

Komisioni i Sigurisë Kombëtare rrëzoi Dekretin e Presidentit të Republikës, nr. 11.841, datë 20.11.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 133/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 108/2014 “Për Policinë e Shtetit, të ndryshuar”. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka shpjeguar pozicionin e Ministrisë së Brendshme dhe të Qeverisë ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, i cili ka kthyer ndryshimet e bëra në ligjin për Policinë e Shtetit, në thelbin e të cilave qëndron zbatimi detyrues i një pike të Kodit të Procedurës Penale. Ministri Lleshaj ka argumentuar paqëndrueshmërinë e arsyetimeve të Presidentit dhe ka kërkuar nga deputetët ta rrëzojnë dekretin. Lleshaj është shprehur se Policia e Shtetit ka nevojë për atribute e kompetenca shtesë, pasi ndryshimet janë të stadit fillestar, krahasuar me ato të policive europiane. Ministri, pas fjalës së mbajtur, u është përgjigjur edhe pyetjeve të deputetëve në lidhje me brendinë e ndryshimeve të miratuara tashmë.

Ne, si Ministri e Brendshme i kemi studiuar me durim argumentet e paraqitura në shpjegimet që shoqërojnë dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin në Kuvend të Ligjit 133/2020, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit”. Në tekstin e paraqitur, shihet qartë përpjekja e Presidentit për të legjitimuar një konkluzion politik absurd që qeveria është kërcënim për liritë dhe të drejtat e qytetarëve, ndaj organet e varësisë së saj nuk duhet të kenë kompetenca ligjore. Kjo është teza kryesore e gjithë artikulimit të Presidentit.

Po të zbresim nga rrafshi parimor, politik, konkret, shohim qartë se të gjitha arsyetimet kundër dhënies së kompetencës për mbikëqyrje të veçantë vizuale Policisë së Shtetit në mjedise publike, mbështetet në një keqinterpretim skandaloz të neneve 221 dhe 222 të Kodit të Procedurës Penale, si edhe në shtrembërimin e hapur të dispozitave të parashikuara në ligjin për Policinë e Shtetit, që është objekt i diskutimit të sotëm.

Edhe ne e kemi mbështetur gjithë argumentimin tonë pikërisht te ky nen, dhe nisma për ndryshimin e ligjit për policinë është mbështetur të neni 221 i K. Pr. Penale. Presidenti ka harruar me apo pa dashje një fakt të rëndësishëm, pikën 5 të këtij neni, ku thuhet: “përgjimi parandalues rregullohet me ligj të veçantë. Rezultat e tij nuk mund të përdoren si provë”. Kjo pikë e nenit është në fuqi, edhe se Presidenti përdor në mënyrë spekulative pikat 1-4.

Në fakt K. Pr. Penale ka urdhëruar që në ditën e parë të hyrjes në fuqi të tij, që në Shqipëri të kishte një ligj të veçantë që rregullonte përgjimin parandalues. Për çështjet e mbikëqyrjen e veçantë vizuale apo zanore, ose përgjimin ambiental në Shqipëri kjo gjë ende nuk është rregulluar nga një ligj i veçantë, ashtu siç kërkon K. Pr. Penal prej vitesh.

Një pyetje për Presidentin e Republikës, a e dini se si është zbatuar 221/5 e K. Pr. Penale në Shqipëri? Cili është ai ligj i veçantë, i urdhëruar nga ky nen, që e rregullon mbikëqyrjen e veçantë?

Me shumë pak përpjekje çdokush mund të dalë në përfundim se ky ligj i veçantë nuk ekziston.  Dhe Policia e Shtetit nuk i zotëron disa atribute që janë normale për çdo polici në një vend demokratik. Ky ndryshim i ligjit synon pikërisht përmbushjen e këtij vakumi ligjor, rregullimin ligjor të mbikëqyrjes së veçantë vizuale apo zanore, në mjedise publike në kuadër të veprimtarisë parandaluese të Policisë së Shtetit.

Ndryshimi i ndërmarrë nga qeveria është plotësisht në përputhje dhe në vijim të urdhërimeve të K. Pr. Penale, për të rregulluar mbikëqyrjen e veçantë parandaluese me një ligj të veçantë. Dhe ligj i veçantë është pikërisht kjo ndërhyrje që bëhet tani.

Thelbi i rregullimit të veçantë konsiston në faktin që Policisë së Shtetit i është dhënë autorizimi për të kryer mbikëqyrje të veçantë vizuale, jo zanore, në mjedise publike, në kuadër të veprimtarisë së saj për parandalimin e kryerjes së veprave penale. Në zbatim e Kodit të Procedurës, rezultatet e kësaj veprimtarie nuk mund të përdoren si provë. Ato shërbejnë vetëm për parandalimin e veprave penale.

Kontrolli të cilit i nënshtrohet policia gjatë këtij procesi, qëndron në faktin që:

Së pari, kushtet, rregullat, procedurat dhe afatet që do të zbatohen për mbikëqyrjen e veçantë përcaktohen në një udhëzim të përbashkët nga ministri i Brendshëm, Prokurori i Përgjithshëm dhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pra janë 3 autoritete që hartojnë rregullat, procedurat, standardet, afatet.

Së dyti, ministri përgjegjës për Rendin dhe Sigurinë Publike, Prokurori i Përgjithshëm, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kontrollojnë në çdo kohë zbatimin e rregullave dhe procedurave.

Tentativa për të ngatërruar në mënyrë spekulative veprimtarinë parandaluese që është atribut bazë i policisë, nga veprimtaria procedurale, që është atribut i prokurorisë qëndron në thelb të argumenteve të sjella nga Presidenti i Republikës.

Janë tre autoritet kontrolli, MB përmes SHÇBA-së që është një strukturë ligjore, mbikëqyr funksionimin ligjor të Policisë së Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, duke e bërë në fakt  “zero” argumentimin e Presidentit, se nuk ka kontroll mbi policinë për këtë atribut të dhënë.

Aludimet e Presidentit të Republikës për shantazh policor apo përdorim të të dhënave janë thjesht produkt i fantazisë.

Atributet që i jepen Policisë së Shtetit në kuadër të këtij ligji janë elementare, krahasuar me ato që kanë policitë europiane në kuadër të parandalimit të krimit dhe terrorit.

Ne duhet të ndërmarrim hapa të mëtejshëm ligjorë për dhënien e autorizimeve të reja për policinë, si ato për përcaktimin e identitetit dhe vendndodhjes së mbajtësve të telefonave celularë dhe për qasje ligjore ndaj përmbajtjes së komunikimit përmes platformave të ndryshme elektronike të shkëmbimit të mesazheve, nëse duam të zbatojmë standarde të natyrshme për policitë e tjera europiane.

Përpjekja për të krijuar një antagonizëm parimor mes policisë dhe të drejtave të njeriut, në kushtet e një shoqërie demokratike, është pa kuptim. Shqetësimi i Presidentit lidhet me Komitetin Kombëtar të Politikave për parandalimin dhe luftën kundër krimit të organizuar. Presidenti krijon fakte të rreme dhe më tej u referohet atyre, për të arritur në përfundime absurde.

Sipas logjikës së argumenteve të dekretit të Presidentit prokurorët e SPAK nuk duhet të bashkëpunojnë me punonjësit apo me drejtuesit e Policisë së Shtetit sepse kjo prokurori e ka kompetencë lëndore hetimin e rasteve të korrupsionit në radhët e policisë. Po të ndiqet ky lloj arsyetimi paragjykues i bie që prokurorët e SPAK të mos komunikojnë me askënd. Secili mund të jetë potencialisht subjekt i kompetencave lëndore, po përdor gjuhën e Presidentit i hetimit nga SPAK.

As SPAK dhe asnjë organ tjetër i ndjekjes penale nuk mund të konsiderojnë si të dyshuar apriori asnjë qytetar të këtij vendi, ku përfshihen edhe drejtuesit e institucioneve apo edhe vetë Presidentin.

Asnjë argument paragjykues dhe asnjë dyshim apriori dhe kolektiv ndaj institucioneve kushtetuese të vendit nuk mund të qëndrojë si argument për të penguar prokurorët nga pjesëmarrja në tryeza apo forume të domosdoshme për interesin e vendit dhe qytetarëve.

Ka vende me traditë të gjatë demokratike dhe të konsoliduar ku prokurorët janë pjesë integrale e ekzekutivit dhe kjo nuk e ka dëmtuar aspak demokracinë e tyre, madje e kundërta e ka ndihmuar. Për këtë arsye demokracia nuk do të dëmtohet as tek ne, nëse prokurorët do të duhet të flasim me qeverinë ndonjëherë për çështje të interesit të përbashkët.

Pjesë e detyrave të Policisë së Shtetit është parashikuar edhe zbatimi i detyrave në shërbim të administrimit të qetë dhe të rregullt të proceseve zgjedhore. Presidenti i ka lejuar vetes deduktimin se, citoj: “kjo gjë krijon shteg që në praktikë edhe gjatë procesit zgjedhor Policia e Shtetit mund të keqpërdoret për të survejuar kundërshtarët politikë të forcave qeverisëse dhe intimiduar qytetarët apo mbështetësit e tyre”.

Pra, sipas kësaj logjike meqë Policia paska një detyrë të dhënë nga ligji, ajo mund ta keqpërdorë atë ndaj kundërshtarëve politikë! Është vendi këtu për ta refuzuar si të papranueshëm dhe të padenjë aludimin presidencial se policia qenka një instrument i qeverisë kundër kundërshtarëve të saj politikë.

Jo! Policia është një institucion në shërbim të publikut dhe jo të partive politike. Kjo gjë garantohet nga ligji dhe provohet nga praktika e përditshme, ku angazhimi politik i policisë në mbështetje të një force politike dhe kundër një tjetre, deri tani ka mbetur në nivel insinuatash politike të paprovuara ndonjëherë.

Policia e Shtetit dhe punonjësit e saj nuk konkurrojnë në zgjedhjet politike dhe nuk ka asnjë lloj interesi për t’u bërë palë në këtë proces. Por mbi të gjitha çdo përfshirje eventuale e elementëve, apo e punonjësve të caktuar të policisë si palë në procese zgjedhore, ndalohet dhe penalizohet nga një sërë dispozitash ligjore në fuqi.

Vlerësime të shumta të pavarura e provojnë faktin se Policia e Shtetit është një ndër institucionet më të besuara të Shqipërisë nga publiku, dhe kjo është një garanci tjetër përveç atyre ligjore, që ajo nuk mund të keqpërdoret politikisht nga askush.

Në vlerësimin tim kthimi i ligjit për Policinë e Shtetit nga Presidenti është tjetër akt me natyrë të mirëfilltë politike dhe vetëm politike nga ana e tij. E gjithë përpjekja për të justifikuar këtë akt është bazuar në fakte të pavërteta dhe në interpretime spekulative të tyre.

Si rezultat i këtyre parashtrimeve ju ftoj që ta rrëzoni me votë dekretin e Presidentit të Republikës.

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Politike

Pritini kokën Albinit, por mos harroni interesin e Kosovës

Nga Andi Bushati

Kori i rakorduar i kundërshtarëve të Albin Kurtit mes Tiranës dhe Prishtinës është riaktivizuar sërish, duke marrë këtë herë si pretekst një episod të ri të një refreni të vjetër: atë se kokfortësia e kryeministrit të Kosovës po thellon çarjen me perëndimin. Shkak për valën e kësaj here është bërë refuzimi që i shteteve kryesore të BE, për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kurti po akuzohet se i tha një “JO” të prerë futjes së një kushti të ri, atij të ndërlidhjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, me kriteret e pranimit në KiE. Ai e etiketoi si “absurd” këtë pretendim dhe nuk pranoi të bëjë pazar për të marrë antarësimin në një organizëm të rëndësishëm të kontinentit, në këmbim të bosnjëzimit të vendit të vet.

Natyrisht, pavarësisht nga arsyet apo justifikimet, “JO”-ja e tanishme nuk është një lajm i mirë. Mospërfundimi i antarësimit të plotë pasi pjesa dërrmuese e asamblesë parlamentare ka votuar me shumicë dërrmuese pro Kosovës, i jep gjithësecilit të drejtën të flasë për një dështim. Por, përtej këtij konkluzioni sipërfaqësor, konteksti dhe rrethanat e këtij refuzimi duhen analizuar.

Në radhë të parë ato krijojnë një kontradiktë sistemore mes deputetëve të asamblesë parlamentarëve që votojnë dhe vendimmarrjes të qeverive që shërbeu si veto. Ajo e shndërron në absurd krejt procesin e antarësimit në KiE. Së dyti, ajo nxjerr në pah edhe një kontradiktë tjetër. Dihet se Këshilli i Evropës ka në fokus të tij të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të tij. Si i tillë antarësimi i Kosovës në të do të nënkuptonte automatikisht më shumë garanci edhe për serbët lokalë. Prezenca në KiE dhe futja  automatikisht në juridiksionin e Gjykatës të të Drejtave të Njeriut do i mbronte ata më shumë edhe sesa vetë asocacioni i i kërkuar me këmbëngulje nga Beogradi.

Por duket se vendet kryesore të perëndimit janë të gatshme të testojnë edhe dobësinë e institucioneve të tyre edhe të injorojnë interesat konkrete të qytetarëve serbë të Kosovës, vetëm për të arritur një qëllim: të vazhdojnë përpjekjen e kotë për të përkëdhelur Aleksandar Vuçiçin, që i shntazhon sistematikisht pqrmes aleatëve të tij Putin dhe Xi Jimping.

Duhet të jemi realistë, kushti për të penguar Kosovën si anëtare të 47 të Këshillit të Evropës ka qenë një lobim i hapur i Beogradit. Për interesa gjeopolitike fuqitë evropiane e pranuan atë. Ashtu sikurse pranauan marëveshjen e Brukselit dhe aneksin e saj të Ohrit, pavarësisht se Vuçiçi e kishte krahun e sëmurë për ta nënshkruar, ndërsa Prishtina qe e gatshme ta bënte. Këto standarte të dyfishta u panë edhe në kërkesën gojore, ndryshe nga sa parashihnin draftet e planit franko gjerman, për të filluar së pari punën me asociacionin. Ato u theksuan më tepër me fajësimin e Kosovës për krizën në katër komunat veriore, ndonëse dukej qartë se Beogradi ishte ideatori i kaosit të krijuar. Ato kulmuan me vendosjen e sanksioneve ndaj Prishtinës dhe me ledhatimin e presidentit serb, edhe pasi ky dërgoi paramilitarët e vet, të kryesuar nga Radioçiç të kryenin sulmin terrorist në Banjskë.

Pra e gjithë kjo kronologji të çon në një konkluzion të stërthënë, të pranuar në mënyrë të zëshme edhe nga shumë politikanë dhe analistë në Evropë e SHBA, atë të kristalizimit të një politike prendimore që do të sakrifikojë interesat e Kosovës me shpresën për të mos lënë të dalë nga vatha Vuçiçin.

Ky është edhe thelbi i konfiktit të fundit me veton për antarësimin në KiE, që Franca dhe Gjermania e kushtëzuan, papritmas, me shpënien e draftit për asocacionin në Gjykatën Kushtetuese.

Pyetja që shtrohet përpara të gjithë armiqve, kritikëve të Albinit apo servilëve të shpallur të fuqive të mëdha është: çfarë duhet të bëjë një lider kosovar kur atij i kërkohet, nga aleatët e vet, të nënshkruajë koncesione në favor të Serbisë? Ti bindet qorrazi? Apo ti rrezistojë me koston jo të lehtë të sanksioneve personale dhe vonesave për vendin?

Pa zgjidhur këtë dilemë nuk mund të kesh një pozicion të ndershëm dhe të drejtë në raport me veprimet dhe aktet e Kurtit. Ndaj tij mund të jesh i ashpër, t’i kërkosh politikisht madje dhe kokën, ti vësh në dukje shkarjet në koherencë, taktizimet për të fituar kohë, piruetat për të shmangur trysninë e tmershme ndërkombëtare, por nuk mund ti kërkosh asesi shitjen e mandatit për të cilin është votuar.

Se ç’ndodh në raste të tilla e kemi parë shpesh herë, madje e provoi së fundi edhe fati i LSDM në zgjedhjet në Maqedoni. Forca politike që sillen si lakej të ndërkombëtarëve, në të kundërt asaj që do dhe kërkon populli i tyre, rrezikojnë të zhduken nga harta elektorale. Përpos kësaj, ata i hapin rrugën partive dhe rrymave gjithnjë e më nancionaliste dhe anti perendimore.

Mund të duket tejet paradoksale, por ajo që kritikohet si rezistenca kokfortë e Albin Kurtit, po e mbron Kosovën nga ngjizja e sentimenteve kundër vendeve aletate për shqiptarët. Duke i thënë atyre jo për polotësimin e kërkesave të Serbisë qeveria e Vetëvendosjes po ruan vazhdimsinë e besimit tek SHBA dhe BE. Pikërisht kjo vlen edhe për mospranimin e veçimit së Asociacionit nga paketa e marrveshjes që pretendohej se do të prodhonte njohjen “de facto” të Kosovës. E këtu duhet qëndruar, qoftë edhe me çmimin e padrejtë të vonesës së antarësimit në KiE./Lapsi.al

Continue Reading

Politike

Operacioni i SPAK/ Meta: Faktet diheshin, të ishte vepruar para zgjedhjeve të 14 Majit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar operacionin e SPAK, ku u lëshuan rreth 50 urdhër arreste për personazhe të njohur të botës së krimit, edhe pse më e madhe e tyre mbeten ende në arrati.

Gjatë një konferencë për mediat, Meta tha se “Metamorfoza” është një tablo e qartë e përfshirjes së Rilindjes në veprimtari kriminale.

Meta u shpreh se faktet diheshin me kohë dhe se duhet të ishte vepruar para zgjedhjeve të 14 Majit, por sipas tij, SPAK vepron nën diktatin e kryeministrit Edi Rama

“Metamorfoza është një tablo e qartë e përfshirjes së Rilindjes në veprimtari kriminale. Faktet që janë bërë publike sot janë ditur edhe para një vit. Është një operacion i karakterit propagandistik, përderisa edhe rezultatet e ndalimit të protagonistëve kryesore janë zero.

Është gjithçka që kryhet nën diktaktin e Ramës. Duhet të ishte vepruar me kohë, me efikasitet, duhet të ishte vepruar para zgjedhjeve të 14 majit, por aty grupe duheshin atyre për të grabitur bashkinë e Shkodrës dhe shumë bashki të tjera dhe më pas për të prodhuar statistika. Ato dosje janë vënë në depoziton nga partnerët ndërkombëtarë”, tha ndër të tjera Meta.

Continue Reading

Politike

Pas telefonatës Rama-Rishi Sunak, vjen në Tiranë ministri i Jashtëm, Lord Cameron

Ish-kryeministri britanik David Cameron, tashmë sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak,  pritet të vizitojë Tiranën.

Kjo vizitë e Lord Cameron parashikohet të zhvillohet në 22 Maj nëse nuk do të ketë ndryshim agjende në varësi të zhvillimeve në Britaninë e Madhe.

Në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike, por vijimi i mbështetjes Britanike për vendin tonë.

Njëkohësisht, tregon rikthimin e vëmendjes pas Brexit për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe. Disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për kalimet e Lamanshit me gomone të emigrantëve ilegal.

Muhamed Veliu: Disa muaj më parë ju zhvilluat një takim në Romë me kryeministren Meloni dhe kryeministrin Rishi Sunak. Javën e kaluar, 10 Downing Street njoftoi se ju kishit zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Rishi Sunak. A ka një dëshirë nga Britania e Madhe për ta përsëritur atë marrëveshje të suksesshme që Shqipëria bëri me Italinë në favor të zgjidhjes së problemit të emigracionit që ata kanë në Britaninë e Madhe?

Kryeministri Edi Rama: Në raport me Shqipërinë?

Muhamed Veliu: Po, në raport me Shqipërinë?

Kryeministri Edi Rama: Ka pasur një shprehje dëshire nga ana e Britanisë së Madhe e jo vetëm, edhe e disa vendeve të tjera lidhur me këtë dhe jo pas por edhe përpara se të ndodhte marrëveshja jonë me Italinë, por përgjigja ime ka qenë e prere “Jo” dhe mbetet e prerë “Jo”. Italia është një histori tjetër dhe është një realitet tjetër në tablonë e marrëdhënieve tona miqësore dhe marrëdhënieve tona ndërkombëtare kështu që i kam shpjeguar të gjitha arsyet pse Italia ha bukë veç.

Në Tiranë, Lord Cameron pritet të vlerësojë, koordinimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme në parandalimin e emigracionit ilegal dhe bashkëpunim e SPAK me NCA kundra krimit të organizuar.

Në 2022, mbërritën me gomone 13 mijë shqiptarë, kjo shifër ra me 90% gjatë 2023 ku shkuan vetëm 900 shqiptarë, ndërsa gjatë periudhës Janar-Prill 2024 hynë me gomone vetëm 20 shtetas shqiptarë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, thotë se “në mënyrë që kjo  vizitë të mos mbetet vetëm në kuadrin e falenderimeve dhe vlerësimeve, është një mundësi e mirë për  Qeverinë  Shqiptare në të këmbëngulurin e shtimin  të vizave për punonjës sezonal dhe vizat e punës për shqiptarët. Emigracioni ilegal nuk mund të luftohet vetëm me dëbimet e përjavëshe cdo të enjte me charter Londër- Tiranë. të shqiptarëve pa dokumente në shtetin ishull”.

Continue Reading

Politike

‘Le ta lavdërojë kush të dojë’/ Berisha: Dumanin e kemi armikun më të egër

Sali Berisha ka përsëritur mbrëmjen e sotme akuzat e tij ndaj kryeprokurorit Altin Dumani. Berisha tha se ai lëshon fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, “t’ia mbathin në të katër anët”.

Gjatë fjalës së tij, ai e vuri theksin edhe tek skandali i sistemit TIMS. Sipas Berishës,”Malaveci i mori të dhënat e TIMS-it nga Taulant Krimi”.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Qytetarë dhe qytetare, dëgjoni çdo ditë se Zamani dhe Dumani lëshojnë fletë-arresti kallp, lëshojnë fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, t’ia mbathin në të katër anët. Nuk kishte akt më të turpshëm, më të shpifur se të njoftojë se lëshoi 50 fletë-arresti, në një kohë kur asnjë nga kriminelët nuk u arrestua.

Sepse fletë-arrestin Zamani i krimit e lëshoi pasi ata u larguan, u larguan, u njoftuan, ikën, e paguan e kështu me radhë.
Tallet me një komb të tërë ky faqezi që nuk ka nder as dinjitet. Kujt ia bën këto ky? Po e kemi armikun më të egër atë, le ta lavdërojë kush të dojë, është armik i shqiptarëve, armik i Shqipërisë.

Si ka mundësi qytetarë të dashur, që jeta juaj të kontrollohet nga kriminelë dhe trafikantë që Malaveci, ky kriminel i damkosur të ketë kontroll të plotë pa asnjë lidhje përveç krimit, mbi sistemin më sekret të të dhënave, TIMS-in?
Po pse kjo, kush ia dha? Ia dha Edi Rama, ia dha Taulant Krimi, ia dha Met Katrori, ia dhanë faqezinjtë e krimit, ia dhanë balozët e krimit, ia dha Ulsi Manja që mbajnë në punë këtë kriminel. Miqtë e mi, zyrat e këtij regjimi janë me armiqtë tuaj, me kriminelë të egër.

Si ka mundësi, që në postet më nevralgjike të drejtorisë së policisë, Bledar Çuçi, i nipi i kriminelit, xhelatit Gafurr, Edi Rama, Met Katrori punësoi 11 vetë pa certifikatë sigurie, pa asnjë kriter. Kriteri i vetëm, lidhjet me krimin. Që t’u kontrollojnë ju, që të mbajnë peng qytetarët e ndershëm, që t’u vjedhin pasuritë e tyre. Ndodh kjo në botë përveçse në Shqipëri? Ju në çdo zyrë keni armiq.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING