Connect with us

Kosova

A do të arrijë Bashkimi Evropian që ta disiplinojë Serbinë?

Bashkimi Evropian ka inicuar kushtëzimin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Europian, me zbatim të marrëveshjeve me Kosovën. Kjo pritet të bëhet në takimin e 12 dhjetorit të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Unionit, ku vendet anëtare pritet që ta paraqesin këtë propozim.

Këtë po e sheh si një nismë të mirë analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Nexhat Haziri.

Sipas tij, deri më tani Serbia në vazhdimësi është toleruar nga Brukseli, pavarësisht kërcenimeve dhe tensioneve të krijuara nga ana e saj.

“Deri më tani kemi pasur një tolerim nga Brukseli në raport me Serbinë dhe opstruksionit që Beogradi zyrtar i ka bërë dialogut me fqinjën e saj Kosovën, dhe si rezultat i këtij tolerimi Serbia është trimëruar për mos zbatuar marrëveshjet e arritura me Kosovën, por edhe më provokime e sulme siç ishte ai i 24 shtatorit të këtij viti ku një grup terrorist i ndihmuar nga Serbia sulmoi policinë e Kosovës” –  deklaron Haziri, duke shtuar se kjo masë nga Brukseli për Serbinë do të jap rezultatet e saja, pasi Serbia nuk ka alternativë tjetër, përpos që t’u bindet këtyre masave

Advertisement