Bota
A do të funksionojë vaksina kundër COVID-19 dhe a do të sjellë ajo fundin e pandemisë?
Shumica e shteteve në botë po përballen me një valë të re rastesh me shifra rekord në javët e fundit, ndërsa sytë janë drejtuar nga kompanitë farmaceutike që janë në garë për zbulimin e vaksinës.
A është zbuluar vaksina kundër COVID-19?
Ka një sërë vaksinash që po zhvillohen kohët e fundit, të cilat kanë dhënë rezultate premtuese në testet e bëra, por asnjëra nuk ka marrë ende miratimin për përdorim në Shtetet e Bashkuara dhe Europë.
Rusia deklaroi në gusht se vaksina e tyre Sputnik V është miratuar për përdorim, megjithatë është kritikuar se “është ende shumë herët” dhe e rrezikshme pasi nuk është testuar ende tek një numër i madh njerëzish.
Në nëntor, Pfizer dhe Moderna deklaruan se vaksina që po zhvillojnë ka rezultuar 90 për qind dhe 94.5 për qind të suksesshme.
Lajmi është mirëpritur nga ekspertët e fushës edhe pse mbeten ende disa pikëpyetje kyçe si nëse vaksina do të mbrojë kundër transmetimit të sëmundjes dhe sa do të zgjasin antitrupat e krijuar.
Kur do të mbërrijnë vaksinat e para kundër COVID-19 në Europë?
“Nëse çdo gjë që shkon mirë, presim ardhjen e vaksinave nga fundi i 2020 ose fillimi i 2021”, thotë Komisionerja e BE për Shëndetësinë, Stella Kyriakides.
Të parët që do të vaksinohen do të jetën grupet më të rrezikuara por ende nuk janë zbardhur detajet sesi do të ndërmerret kjo.
“Në rastin më të mirë, vaksinimi mund të fillojë në fund të 2020 për një pjesë të popullsisë si punonjësit në sektorin e shëndetësisë ndërsa vaksinimi masiv mund të nisë në 2021”, u shpreh Profesor Vazquez-Boland nga Universiteti i Edinburgut.
Ndërkohë, Agjencia Europiane e Barnave po punon për të përshpejtuar procesin e autorizimit të vaksinave.
Sa kohë do i duhej vaksinës që të frenonte pandeminë?
Arritja e imunitetit të tufës – pika në të cilin një pjesë e madhe e popullsisë është imune ndaj virusit – do të varet pjesërisht në efikasitetin e vaksinës dhe mënyrën sesi do të shpërndahet ajo.
Prejardhja e vaksinës është nga mjekësia veterinare, shpjegon Dr Vazquez-Boland për Euronews.
“Kemi plot vaksina që shpëtojnë jetë, një prej tyre është ajo e fruthit, një vaksinë me një efikasitet mbi 95 për qind por megjithatë herë pas herë kemi një rishfaqje të fruthit”, thotë Dr Kate O’Brien, drejtoresha e imunologjisë tek Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Dr Bloom, profesor në Universitetin e Harvardit, thotë se “Do të ketë plot njerëz që nuk do të mund të vaksinohen në 6 muajt e parë ndaj ata do të jenë akoma të rrezikshëm për sa i përket përhapjes së virusit”.
Kjo do të thotë, se edhe ata që do të vaksinohen, do të duhet ende të mbajnë maskë dhe të respektojnë distancimin fizik e social për të parandaluar përhapjen komunitare, shtoi Dr Bloom.