Bota
A do të kandidojë për një mandat tjetër presidencial? Trump thyen heshtjen

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar në një intervisë se “ndoshta” nuk do të kandidojë për një mandat të tretë presidencial në Shtetet e Bashkuara.
“Ndoshta jo” ishte përgjigjja e thjeshtë që dha, kur u pyet drejtpërdrejt për qëllimin e tij për të kandiduar përsëri për këtë detyrë.
Megjithatë, Trump nxitoi të theksonte se ai mbetet jashtëzakonisht popullor në vend, gjë që, sipas vlerësimit të tij, i lejon të marrë në konsideratë mundësinë e nominimit përsëri për president: “Unë mbaj vlerësime shumë të larta miratimi. Kjo në vetvete mund të më japë mundësinë të jem përsëri kandidat, nëse do të doja”, tha ai.
Në të njëjtën intervistë, Trump tha se udhëheqësit e NATO-s bëjnë atë që ai iu thotë të bëjnë.
“Një vit më parë, vendi ynë ishte ‘i vdekur’. Sot, është vendi më i mirë në botë – pa dyshim. Kjo është ajo që më thonë të gjithë udhëheqësit e NATO-s, të cilët bëjnë atë që dua unë”, tha ai.
Presidenti i SHBA-së përsëriti se SHBA-të janë në rrugën e rimëkëmbjes dhe forcimit të rolit të tyre global, duke i dhënë vetes merita për këtë ndryshim kursi.
“Shtetet e Bashkuara po ngrihen përsëri. Jam i lumtur që kam kontribuar në të”, tha ai.
Trump foli gjithashtu marrëdhënieve të tij me udhëheqësit e Lindjes së Mesme, duke theksuar se ka marrë komente të ngrohta për përparimin e SHBA-ve nga Mbreti i Arabisë Saudite , si dhe nga udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit .
“Të gjithë e pranojnë se Amerika po kthehet dinamikisht në ballë dhe ma thonë kaq hapur. E vlerësoj dhe ndihem krenar për këtë”, tha ai.

