Connect with us

Aktualitet

A do të ketë djegie mandatesh? Bardhi i prerë: Jemi për betejë…

Ka nisur me tensione dhe kaos seanca e sotme parlamentare, pasi deputetët e opozitës u futën brenda kuvendit, ku edhe gjuajtën me sende të forta, ata morën karriget dhe dolën jashtë, duke i vendosur zjarrin.

Ndërsa i  pyetur nga gazetarët nëse kjo do të thotë djegie mandati, kreu i grupit Parlamentar Gazment Bardhi u përgjigj “jo”. Ai që i dogji njëherë mandatet – tha ai – e beri për tu shmangur nga beteja.

Karriget tona janë të qytetarëve, Edi Rama ka djegur parlamentin. Ne dorëzojmë karriget tona, duke i djegur të parët. Ne jemi për qytetarët dhe për interesin e qytetarëve. Djegien e mandateve e bëri kush e beri dhe ishte shmangie nga beteja. Ne nuk shmangemi nga beteja, do na kenë përballë cdo moment”, tha Bardhi.

Advertisement