Politike
A do të krijojë parti të re deri në 11 Maj? Flet Basha: Nuk duhet t’i lëmë shqiptarët pa alternativë
Lulzim Basha tha se ai nuk do të krijojë parti të re, teksa garantoi se do të marrë pjesë në zgjedhje me listën e tij të kandidatëve dhe me programin e tij.
Basha tha se do të hyjë në zgjedhje përmes një koalicioni, por nuk dha detaje tjera.
Ai shtoi se, nëse është e nevojshme, do të shkojnë deri në Strasburg për të kërkuar drejtësi.
Lulzim Basha: Nëse bëhet fjalë për teknikalitet ligjore, ne e kemi marë një vendim tashmë që ne do të hymë me një koalicion. Duke përdor mundësitë që na japin partitë e koalicionit për të bërë formalitetet e nevojshme për KQZ, siç e cekëtnë fillim të emisionit, në një farë mënyre siç e bëri edhe zoti Berisha në vtin 2023.
Për ne ky është një teknikalitet ligjor dhe mund t’ju them që juristët tanë e kanë gjetur rrugën se si do t’i japim përgjigjen e duhur përpjekjes për t’ju imponuar vullnetit tonë si demokratë euroatlantikë. Pra, një gjë që mund të garantoj sot është që ne do të jemi në zgjedhje me listën tonë, me programin tonë, me kandidatët tanë dhe mund të them që në këtë proces jemi të avancuar. Nuk do të krijojmë një parti të re, sepse ne e kemi një parti që është Partia Demokratike që është e uzurpuar nga zoti Berisha në këndvështrimin tonë në mënyrë të paligjshme, antikushtetuese, me ndihmën e zotit Rama.
Dhe do t’i shkojmë kësaj beteje deri në fund. E kemi në Gjykatë të Lartë, presim që Gjykata e Lartë të japi drejtësi, por në çdo rast jemi të vendosur dhe të përgatitur t’i shkojmë kësaj beteje deri në fund, deri kur të jetë e nevojshme, deri në Strasburg po të jetë e nevojshme.