Connect with us

Politike

A do t’i hiqet “non grata” Sali Berishës pas fitores së Trump? Oerd Bylykbashi: Jam i sigurt se…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka folur lidhur me zgjedhjet në SHBA dhe fitoren e Donald Trump, ku tashmë po diskutohet nëse do t’i hiqet “non grata” Sali Berishës.

I pyetur lidhur me këto aludime, Bylykbashi mendon se ardhja e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ketë ndikime të forta dhe theksoi se dosja ndaj Berishës në SHBA është bosh.

“E kam dëgjuar z. Grenell që ka thënë që nuk ekzistonte një dosje atëherë. E dyta, e dimë shumë mirë që kjo histori lidhet me një politikë specifike. Askush nuk ka më dyshime për historinë e McGonigal dhe Ramës.

Së pari, ne kemi një rikthim historik që nuk donin ta linin të kandidonte, donin ta dënonin, gjithë mediat kundër dhe si përfundim fitoi. Kurse në Shqipëri instrumenti përdoret për të nxjerrë kundërshtarin politik që të rrezikon, për ta futur në burg. Në informacionin më të mirë, ajo dosje është bosh, maksimumi ka tituj gazetash.

Është në dorën e Presidentit, por fut në kuadratë shumë nga këta instrumente ekstrapolitikë që kanë ndikim gjigand në Shqipëri. Në këtë histori jam i sigurt se do ketë ndikime të forta. Të shohim se çfarë do të ndodhë më tutje”, tha Bylykbashi.

Advertisement