Politike
“A e njeh Alberto Ranccinin që të ka bërë dhuratë te Gjiri i Lalëzit?”, Meta: Llogaritë i bënte Monika, unë bëja politikë
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka folur pas marrjes në pyetje nga SPAK.
Meta ka treguar për gazetarët së është pyetur në lidhje me njohjet me disa persona e me veprime të bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi për blerjen dhe arredimin e vilës në Gjirin e Lalzit.
Ai tha se me ato punë merrej Kryemadhi, ndërsa ai në atë kohë merrej me politikë.
“Përveçse seanca e sotme ishte një turp i vërtetë të pyesësh Ilir Metën, a e njeh Albeto Rancini. Nga përgjimet del se të ka bërë dhuratë për ditëlindje te Gjiri i Lalëzit ‘Palma’. Alberto i Luleve i thash shkoni more shikojeni tamam. I ka sjellë lulet dhe i ka marrë pas 24 orësh. Si mund t’i thuash Ilri Metës a ke dhënë leje për kompleksin Lura në Gjirin e Lalëzit që i ka dhënë zhvillim gjithë vendit atje. A ka njeri që ka kërkuar leje për të ndërtuar fshatra turistik në atë kohë dhe nuk ka marrë leje. Shkoje në Gjirin e Lalëzit atë kohë dhe duhet të ikje me kalë se makina nuk shkonte.
Kur kam inauguruar kompleksin kam shkuar me helikopter se doje 4 orë të shkoje atje. Si mund t’i thuash Metës a e njeh Elenën që ka qenë punonjëse financash te LSI. Ta ka dhënë Elena ty 5000 dollarë në 2006. Mua Elena të më jepte kaq, që i keni në një numër llogarie bashkë me bashkëshorten tënde. U thash shkoni pyesni atë. Ke takuar ti Palmerin. Po sigurisht që e kam takuar. Të gjitha këto bëhen me një qëllim për të spostuar vëmendje nga skandalet e Edi Ramës.
Merren me historitë a ke diskutuar me Monikën për veprimet që ka bërë kjo me llogaritë, i thash që për çështje pronash llogari i ka bërë me mirëbesim Monika, unë jam marrë me politikë. Ky është degjenerim nuk është drejtësi”, tha Meta.