Connect with us

Politike

A është Argita zgjidhja për PD? Agron Gjekmarkaj: Jam kundër trashëgimisë politike

PD vijon të mbetet në udhëkryq, ndërsa Sali Berisha në “arrest shtëpie”. Për këtë situatë dhe të ardhmen e partisë më të mëdha opozitare në vend, u pyet deputeti  njeheresh nenkryetar i Kuverndit si perfaqesues i opozites, Agron Gjekmarkaj teksa ishte i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN.

Ai theksoi se nuk ka ambicie për të drejtuar PD-në, ndërsa tha se ka shumë figura të tjera brenda opozitës me karizmin dhe përgatitjet e duhura për ta bashkuar opozitën dhe për ta nxjerrë nga kjo situatë.

“Berisha po përballet me një proces gjyqësor ku ka shumë konotacione politike. Tani është çështje e largpamësisë së tij sesi do të sillet në raport me demokratët dhe Partinë Demokratike.

Unë mendoj se Partia Demokratike ka potenciale lidershipi, qoftë te një njeri që vjen nga provincat apo ata që janë në qendër, njerëz të profesionit apo intelektualë. Nuk ka mbetur Shqipëria pa njerëz që i dalin për zot opozitës apo të djathtës. Loja e emrave nuk na çon askund.

Advertisement