A i trembet Ilir Meta ‘goditjes’ nga SPAK? Kreu i Partisë së Lirisë, duke folur ne nje interviste televizive tha se nuk ka aspak frikë, por shtoi se nuk habitet pasi SPAK merr urdhra nga Edi Rama.
Sipas tij ky institucion është një institucion me standard të dyfishtë, dhe se për afera të rënda ku përfshihet, sipas tij, kreu i qeverisë, nuk guxohet që t’i përmendet emri.
“Kam qenë shumë më herët në SPAK, kam qenë dhe për të paraqitur shumë kallëzime për persona që kanë kryer akte të rënda penale. Kam qenë një ndër kallëzuesit kryesor edhe në kohën kur isha President. Është një institucion i standardeve të dyfishta. Nuk i trembem, nuk jam i habitur që SPAK zbaton direktivat e Ramës. Nuk besoj se duhet të jetë askush i habitur që në çështje të rënda si inceneratorët, nuk guxojnë të përmendin emrin e Ramës. Këto janë të qarta dhe janë evidente
, tha Meta./ balkanweb