Lifestyle
A ju mbrojnë syzet e diellit?
Rëndësia e syzeve të diellit, sidomos gjatë stinës së verës, është e pazëvendësueshme.
Qëllimi i tyre kryesor duhet të jetë për të mbrojtur sytë tuaj dhe lëkurën e ndjeshme përreth tyre nga rrezet ultravjollce të dëmshme të diellit.
Mirëpo jo të gjitha syzet kanë efekt mbrojtës. Ka disa faktorë që ndihmojnë në përcaktimin e llojit më të mirë të syzeve për blerje.
Ju duhet të blini syzet e markave të cilat ofrojnë 100 % mbrojtje nga dielli. Para përdorimit të syzeve, sigurohuni nga mjeku juaj që ato kanë mbrojtjen e duhur sepse shpesh herë ato kanë etiketa të rreme.
Nëse syzet kanë mbrojtje UV 400 do të thotë se ato mbrojnë sytë nga të gjitha rrezet e padukshme të diellit.