Politike
‘A ka hetime për Veliajn dhe vëllain e tij?’/ Kreu i SPAK zbulon të vërtetën
Deputeti i PD-së Flamur Noka i ka drejtuar një pyetje kreut të SPAK, Altin Dumanit lidhur me përgjegjësitë dhe përfitimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe të familjarëve të tij, sidomos të të vëllait biznesmen.
“Pyetja e katërt, – vijoi Noka. Z. Dumani, prej katër vitesh ju dhe institucioni që drejtoni po heton një mega-aferë korruptive të inceneratorit të Tiranës. Deri më sot, shqiptarët kanë parë që para drejtësisë janë vetëm disa specialistë të niveleve të ulëta. Masat e arrestit për kokat e asaj afere që i di sot çdo shqiptar, po vetëm ju dhe institucioni që drejtoni nuk i di, nuk po shihen gjëkundi. Kjo është drejtësia që kërkojmë ne dhe që kërkojnë shqiptarët sepse vetëm ditët e fundit u fol për 22 fletëarreste dhe asnjë nuk u realizua. Tani, përgjegjësia për këto fletëarreste, ju bie ju apo Irena Gjokës Manekut Shpatës për dekonspirim?
Për inceneratorin, a janë caktuar , masa të reja, pra këto ditë, për inceneratorin e Tiranës?
A janë zbatuar këto masa dhe ku ka ceduar zbatimi i tyre?
Dhe e treta, sot çdo qytetar shqiptar e di që ky operacion i ditëve të fundit u dekonspirua. A po hetoni për këtë dekonspirim?
Pyetja tjetër. A është regjistruar si person nën hetim, Erion Veliaj? A ka masë sigurie për Erion Veliajn, kryetarin e bashkisë së Tiranës?
A ka hetime për të vëllanë e Erion Veliajt dhe familjarët e tjerë të tij?
A jeni në dijeni ju si institucion drejtësie nëse ka pasur transferua nga jashtë të një shifre rreth 6 milionë euro në adresë të bizneseve të vëllait të kryebashkiakut të Tiranës?
Në pozicionin që Erion Veliaj mban, qasje në dokumentacion, a mendoni se Erion Veliaj çdo ditë që është atje në zyrë dëmton hetimin për nëjs ërë çështjesh siç janë inceneratorët? Dosja 5D apo një dosje që është në përpunim e që do t’ju vijë shpejt, dosja e Arben Malokut? Apo edhe për implikimin e vëllait të tij në këto afera?
A po hetohen kompanitë në Maltë, Zimbabve, Bullgari, Qipro apo shtete e tjera ku janë?
Përse nuk sekuestrohen asetet e kompanisë ITS të përfituara nga biznesi i dherave të inceneratorit të Tiranës?”