Politike
A ka shkelje kontrata e lobimit të PD?/ Celibashi sqarim të fortë për PD-në: Asnjë dokument…

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi komentoi gjatë një takimi me gazetarët kontratën e lobimit të PD në Amerikë.
Ai u shpreh se asnjë subjekt politik nuk e ka detyrim të depozitojë dokumentet që tregojnë mbi të ardhurat dhe shpenzimet e tyre deri në 60 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve.
Celibashi: Partitë kanë për detyrim të depozitojnë raportin e të ardhurave më 31 mars të vitit pasardhës, subjektet kanë detyrimin të depozitojnë jo më vonë se 60 ditë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, detyrimi për subjektet zgjedhore për të depozituar çdo dokument përfundon 60 ditë pas shpalljes së rezultatit s’ka asnjë detyrim të depozitojë dokumente që tregojnë mbi të ardhurat dhe shpenzimet e tyre, nuk e kemi këtë kontratë dhe për t’ja kërkuar PD në këtë moment, 60 ditë pas shpalljes përfundimtare të zgjedhjeve, në momentin që do ta kemi do japim vlerësimin tonë, nuk kemi çfarë të themi më shumë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi sot Testimin Operacional për Sistemin e Votimit dhe Numërimit Elektronik në ambientet e KQZ-së.
Në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 Maj 2025, zgjedhësit në Njësinë Administrative nr. 10, Tiranë dhe në Bashkinë Vorë do të votojnë nëpërmjet Pajisjes Elektronike të Votimit dhe Numërimit (PEVN). Në zbatim të nenit 22 pika 6 të Kodit Zgjedhor, KQZ do të përdorë 3% të pajisjeve PEVN për të simuluar procesin e hapjes, mbylljes dhe transmetimit të votimit.

