Politike
“A ka…”/ Zbulohet pyetja që Ilir Meta bën shpesh në burg
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një intervistë për një emision televiziv, ku shprehu se, edhe pas dy javësh në qeli, po vazhdon të qëndrojë aktiv dhe të stërvitet, por mohoi zërat për kërkesa specifike, si palestra.
Ai sqaroi se kishte pyetur vetëm për ekzistencën e një palestre, pa kërkuar asgjë më tepër.
Meta tregoi se nuk lejon mungesën e kushteve ta pengojë. Me një qëndrim të vendosur, ai përshkroi përkushtimin ndaj stërvitjes së përditshme, duke shpikur ushtrime të reja sipas rrethanave në qeli.
Në fjalët e tij, Meta u shpreh: “Jemi në maratonë dhe nga këtu do të dal në top formë.”
I njohur për aktivitetet në natyrë, si ngjitja e maleve dhe zhytja në det, Meta pranoi se ndien mungesën e “maleve tona më të larta” dhe ujërave të Shqipërisë. Ai shprehu besimin se do t’i rikthehet shpejt këtyre aktiviteteve.
“Patjetër që do t’u rikthehem sepse nuk i kam ngjitur të gjitha malet e jashtëzakonshme të Shqipërisë,” theksoi ai.
Në përfundim, Meta mbetet i vendosur se situata aktuale nuk do ta ndalë. Për të, çdo ditë është një mundësi për të forcuar fizikisht dhe mendërisht veten, në pritje të një rikthimi të plotë në jetën e tij aktive.