Shkrime
A mund të kthehen avionët franceze në Serbi, kundër popujve të Ballkanit?
Nga Marko Caka
Tani që më bleu armët unë do të jem “kumbara” e tij. Vetëm kështu mund të kuptohet reagimi i Presidentit Makron në takimin me Vuçiç pa i hyrë thellë qëllimit të vërtetë të këtij të fundit që mund të rezultojë më i rrezikshëm jo vetëm për Francën por edhe për situatën e brishtë të vetë Europës.
Shitja me 2.7 miliardë e avionëve luftarakë “Rafale” Serbisë më shumë se fërkim duarsh për francezët është një pikëpyetje e madhe që këtë e di vetëm Vuçiç me aleatët e tij strategjik kur bëhet fjalë për plane të fshehta ndaj Kosovës. Së pari aeroplanët franceze drejt Serbisë për çfarë nevojiten kur dihet se nuk ka asnjë rrezik serioz apo ndonjë kërcënim nga fqinjët përreth përveç se i duhen për të mbajtur gjallë shpresën e kotë se Kosova është pjesë e saj. Pra avionët e blera përveç se me sulmu Kosovën nuk kanë se i duhen Serbisë. Kjo është më e besueshmja dhe llogjika e vetme në lidhje me situatën që gjendet sot rajoni. Por nëse konflikti në Ukrainë shumë shpejt mund të shtrihet më gjerë duke prekur shtetet përreth dhe Rusia ka kërcënuar drejtpërdrejtë Europën atëherë ka shumë gjasa që këto armë të vihen në shërbim të saj për të sulmuar NATO-n që përkthehet si një bumerang për vetë Francën. Nuk e di saktësisht se çfarë përfshin marrëveshja e kësaj shitjeje, por jam i sigurt që një nga pikat është që këto aeroplanë të mos përfshihen kundra NATO apo brenda territoreve të saj për të sulmuar anëtarët e saj. E kuptoj shumë mirë flirtin që ka Makroni për Serbët që vjen nga një lidhje e hershme që me Bobapartët e Krajlicët, por në ditët e sotme politika globale ka ndryshuar dhe nuk i ruan më këto lidhje shpirtërore në mes kombeve. Të gjithë e dimë se nëse flasim për marrëveshje të rëndësishme për të mbrojtur paqen në rajon të parët ata që i thyen këto marrëveshje ishin Serbia e Millosheviçit me Marrëveshjen e Rambujes e cila solli genocidin në Kosovë. Një negocim me ndërmjetësimin e parardhësve të presidentit Makron por që nuk u zbatua nga anëtari i kabinetit të Millosheviç, Aleksandër Vuçiç por përkundrazi u sulën në mënyrën më shnjerëzore ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës ku pasojat tashmë dihen. Pra ky është një fakt për ti treguar Makronit se armët ja ke shitur një besëpremi, që një ditë nuk do të kursehet as ndaj teje dhe gjithë europës se bashkuar vetëm për realizuar megalomaninë e tyre të trashëguar nga babai i tij shpirtëror Millosheviç. Një anë tjetër për të bindur Makron sesa besëpremë që janë është marrëveshja e vitit 1994 ndërmjet Rusisë e Ukrainës për ç’aktivizimin e armëve bërthamore të cilën Ukrina e zbatoi me sukses e ndërsa Rusia e Putinit pas tre dekadave ja “shpërbleu” me gërmadha e varre duke sjellë një destabilizim të sigurise për gjithë Europën me kosto qindra miliarda dollarësh.