Connect with us

Politike

A rrezikon Berisha mandatin e deputetit? Ja çfarë thotë sekretari për Çështjet Ligjore në PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar dhe në 20 qershor bëhen 6 muaj që mungon në seancat plenare që mund t’i rrezikojë edhe humbjen e mandatit të deputetit.

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka shpjeguar rastin ku thekson se Berisha nuk riskon asgjë sa i përket mandatit me gjithë dëshirën e mazhorancës.

“Referuar dispozitave kushtetuese, dispozitave ligjore, rregullores së parlamentit, që rregullojnë statusin dhe funksionin e deputetit dhe praktikave të mëparshme parlamentare, zoti Berisha nuk riskon asgjë për sa i përket mandatit, çka është qartësisht një dëshirë e mazhorancës, e eksponentëve të saj, të cilët e kanë evokuar shpeshherë në media dhe kanë ngritur këtë tymnajë. Kushtetuta është e qartë për sa u përket rasteve kur deputetët humbasin mandatin. Njëri nga rastet përveç atij të heqjes dorë vullnetarisht nga mandati ose kur verifikohen kushte të pazgjedhshmërisë për ato që kanë të bëjnë me vendime të formës së prerë që pamundësojnë vijimin e mandatit të deputetit, rasti është ai kur deputeti pa arsye vendos dhe zgjedh të mos e ushtrojë për një periudhë më shumë se 6-mujore. Ky nuk është qartësisht rasti i zotit Berisha, krejt e kundërta është e vërtetë”, u shpreh Kaso.

Advertisement