Connect with us

Aktualitet

A rrezikon Shqipëria nga tërmeti i Turqisë?

Mëngjesi i kësaj të hënë Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmeti i magnitudës 7.8 ballë i shkallës Rihter. Deri tani, sipas raportimeve, mbi 600 persona kanë vdekur dhe mbi 2000 të tjerë janë plagosur- teksa ekipet e shpëtimit vijojnë punën për të nxjerrë njerëzit, që janë ende pishtë rrënojave të pallateve dhe ndërtesave të shkatërruara.

ABC News zhvilloi një bisedë me Sizmiologu, Edmond Dushi, i cili tha se deri tani janë regjistruar rreth 60 pasgoditje. Ai theksoi se vihet re se ka rënie të fuqisë goditëse, por gjithsesi lëkundjet vazhdojnë deri në çlirimin e energjisë që është akumuluar.

“Turqia ka përjetuar tërmet shkatërrues, aktualisht vlerësimet japin një vlerë 7.8, sipas magnitudës.

Turqia është e karakterizuar nga një tektonikë të zhvilluar. Kjo zonë, pra epiqendra e tërmetit ndodhet mes dy pllakave tektonike. Tërmetet e fortë janë të pasuara nga një seri, që ne i quajmë dukuri pasgoditje.

Deri tani janë regjistruar pasgoditje të moderuara, por edhe të forta. Në 8 orë nga tërmeti, janë regjistruar mbi 60 pasgoditje dhe kjo tregon për një energji sizmike shumë të lartë dhe kjo mund të shoqerohet me pasgoditje të tjera, por nuk ka tendencë për rritje të magnitudave”, tha ai.

Ai theksoi se Shqipëria është një vend me aktivitet sizmik, por shtoi se nuk është e rrezikuar nga tërmeti i Turqisë pasi vendi ynë nuk ndodhet tek e njëjta pllakë tektonike.

“Ne nuk jemi në të njëjtën pllakë tektonike, drejtpërdrejte nuk ekziston. Nuk kemi impakt të drejtpërdrejtë në territorin shqiptar. Aktiviteti sizmik në Shqipëri është i pranishëm”, tha ai.

Në fund, sizmiolugu përcolli disa këshilla se si dihet të veprojmë në rast tërmetesh, duke u shprehur se:

“Bazike është se ne nuk mund të lëvizim gjatë tërmetit. Të gjejmë pikën më të fortë dhe të qëndrojmë larg gjërave që mund të bien, prandaj kërkohet, që duhet të ruajmë qetësinë. Në strukturat e larta lëvizjet jo në ashensor. por duhet të përdoren shkallët”, tha ai.

Advertisement