Connect with us

Kosova

A rrezikon të bjerë pushteti i Vuçiç pas trazirave në parlamentin serb?

Episodet kaotike në Serbi kanë vijuar edhe me përleshjet në parlament mes deputetëve në një periudhë tensionesh pas protestave të studentëve.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala u shpreh se pushteti i Vuçiç nuk rrezikon të bjerë dhe se është një situatë e krijuar artificialisht nga Vuçiç. Sipas tij, trazirat e krijuara në parlament nuk kanë asnjë motiv politik.

“Pushteti i Vuçiç nuk do të bjerë, do të jetë i koncentruar në duar të tij për shkak të interesave të Rusisë dhe Kinës që e kanë bazament kyç duke e shfrytëzuar si një trampolinë. Situata kaotike brenda kuvendit nuk është asgjë më shumë përveçse një sekuencë tragjedi- komedi. Këto protesta brenda po mbështeten nga Prishtina dhe interesi i studentëve nga situata e krijuar artificialisht nga Vuçiç, ka të bëjë me një veprim operacional. Opozita tenton të vendosë vetveten në një pozicion më të mirë për zgjedhjet e ardhshme. Ballkani perëndimor është në një situatë kaotike, por në Kosovë kemi faktor ndërkombëtar që ka një mandat të qartë dhe që përcakton fushëveprimin dhe kjo ja mundëson një lloj hapësire të përshtatshme duke mbështetur dhe misione të ndryshme. Ballkani do të jetë vatrë e krizës, por jo në konteksin e luftës.” – deklaroi eksperti Shala

Advertisement