Connect with us

Politike

Erdogan urdhëroi mbylljen e shkollës, Rama: S’ka presion

Rama: Jo. Gjërat që bëj i bëj për qëllimet që unë them. Po të ishte një çështje politike dhe po të ishte mbyllje politike pse do merreshim me kolegj vajzash. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Nuk është hera e parë që Ministria e Arsimit i heq licensën një institucioni, pse nuk keni reaguar? Kjo nuk ka asgjë gjë, doni konspiracione…mua nuk më bën presion askush. Asnjëlloj politikani apo përfaqësuesi i asnjë shteti sepse unë jam kryeministri që kanë zgjedhur shqiptarët. Unë këtu mund të bëj gabime, por nuk vijnë nga qëllimi i keq, por nga një gjykim që mund të mos jetë i duhuri.

Pse nuk inaguruar xhamitë?

Qeveria nuk inaguron xhamia, është donacion dhe i takon dianetit turk që të vendosë. Nuk më takom mua as të shtyjë dhe të afrojë inagurimin. Nuk ka përralla këtu. Nëse nuk e keni parë akoma që Shqipëria ka dinjitet mos e shikoni. është dinjiteti i Shqipërisë jo i imi personal. Ne jemi këtu per interesat personale.

Advertisement