Connect with us

REAGIM

Abilekaj: Disfata nuk mund të kalohet duke thënë se u blenë votat

Analisti Enton Abilekaj, e konsideron humbjen e opozitës në zgjedhjet lokale, një disfatë të rëndë që nuk mund të justifikohet me blerjen masive të votave.  Abilekaj tha se zgjedhjet kishin parregullsi, por rezultati nuk mund shpjegohet vetëm me blerjen e votave. Sipas analistit, kjo lidhet me faktin se qytetarët nuk kanë më besim te opozita.

“Është një disfatë elektorale, që nuk mund të kalojë duke thënë u blenë votat. Ne e dimë që zgjedhjet ishin të parregullta. Ju e keni pyetur opozitën për këtë dhe kanë thënë që nuk do ta lejojnë.

Edi Rama e bëri, por në këtë nivel dhe diferencë, nuk është vetëm kjo.

Tregon se njerëzit nuk kanë më lidhje me opozitën dhe nuk besojnë më te opozita”, deklaroi Abilekaj.

Advertisement