Connect with us

Kronike

Abuzim seksual dhe dhunë fizike, arrestohet 62 vjeçari në Tiranë

Një 62 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Sipas policisë mësohet se ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan 62 vjeçarin, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Advertisement