Connect with us

Aktualitet

Abuzimi me fondet IPARD, ministrja Denaj: Do ketë auditim të jashtëm, janë marrë masa

Bllokimi nga BE i fondeve IPARD pas abuzimeve të zbuluar me vjedhjen e tyre ishte pjesë e interpelancës ku deputeti Agron Shehaj kishte thirrje ministren e Bujqësisë Anila Denaj.

Shehaj tha se raporti i OLAF zbuloi se 33 mln euro ishin vjedhur dhe se sipas tij paratë kanë shkuar në xhepat e pushtetarëve. Ai akuzoi ish ministren Frida Krifca si përgjegjësen kryesore të abuzimit me fondet e BE për fermerët.

Deputeti Shehaj i kërkoi ministres Denaj nëse kishin identifikuar përgjegjësit dhe a po bashkëpunonte me drejtësinë për këtë çështje.

“Kjo ministri kishte për detyrë të shpërndate rreth 200 mln euro ndihma falas pjesë e IPARD të BE. 200 mln euro nga taksapaguesit evropianë tek fermerët shqiptarë. BE i kërkoi qeverisë që të shpërndante këto fonde përmes një procedure ku çdo fermerë të kishte të njëjta mundësi të përfitonte fonde. Pas 5 vitesh BE zbuloi se nga 70 mn euro që ishin shpërndarë, 33 mln euro janë vjedhur nga mazhoranca, në vend që të shkonin te fermerët shkuan te xhepat e qeveritarë. Pas zbuloi vjedhjet BE dorëzoi një raport se si ndaheshin paratë tek miqtë e mazhorancës duke marrë 70 % të vlerës. BE kërkoi të identifikojnë përgjegjësit e vjedhjeve dhe të korrigjojë mekanizmat që fonde e tjera të shkojnë te fermerët pa abuzime dhe pa vjedhje. Sipas OLAF janë vjedhur 33 mln euro, pothuajse gjysma e fondeve të shpërndara, jo vetëm një pjesë. A keni hetuar ju rastet e evidentuara nga raporti? Keni identifikuar personat përgjegjës? Keni identifikuar zyrat e konsulencës që janë përdorur si ndërmjetës që kanë marrë 70 % të vlerës? Keni identifikuar të afër të pushtetarëve që kanë përfituar nga këto fonde? Po bashkëpunoni me SPAK për kapjen e përgjegjësve? Paraardhësja juaj u detyrua të jap dorëheqjen, ajo është e dyshuara kryesore. Në vend që të shkonte para drejtësisë sot është këshilltare e Ramës. Ju pengon ky emërim të zbardhni përgjegjësin se kush i vodhi fondet dhe e dyshuara kryesore është sot këshilltare e kryeministrit?”, tha Shehaj.

Ministrja e Bujqësisë Denaj tha se po zhvillohet një audit i jashtëm për këtë çështje dhe se priten përfundimet e tij. Nga Kuvendi, ministrja tha se janë marrë masa për forcimin e mekanizmave që kontrollojnë dhe monitorojnë parregullsitë.

“Kontributi i BE në bujqësi është i rëndësisë së veçantë për zhvillimin e këtij sektori. Rikujtoj se është një programe me fondet e BE në masën 75 % dhe qeverisë shqiptare me 25 %. Malli shkonte nga fusha direkt në kontejnerët për transport pa kaluar në dhomat frigoriferike. Kjo është e domosdoshme dhe sot sigurohen nga investimet e bëra. Si dhe mallrat janë të certifikuara duke siguruar cilësinë.  Sot serta janë transformuar nga plastmasë në sera moderne dhe duke folur me shifra në IPARD 2 janë bërë 520 investime në të gjithë vendin. Janë punësuar mbi 1 mijë punonjës dhe kemi zgjeruar ekspertet mbi 80 tregje elitare. Agroturizmi sot krijon zinxhirin e zhvillimit, serat, kantinat e verës, stalla e ferma blegtorale dhe të gjitha këto ndikojnë në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Bujqësia është drejt rritjes dhe kjo është me fakte. Do të vijojmë më tej mbështetjen buxhetore.

OLAF ka kryer hetimin administrativ ku në përfundim ju përcoll qeverisë shqiptare dhe a shkuar dhe te organet e drejtësisë. Kemi ndërmarr projekte korrigjues për fondet, është miratuar struktura e re e AZHBR që forcon mekanizimet për çdo parregullsi, por rrisim mekanizmat digjitale për një informacion më të detajuar dhe kontrolluar, është në proces evidentit roli i konsulentit. Po marrim masat për forcimin e strukturale të menaxhimit të fondeve dhe financave për bujqësinë. Kemi nevojë të përmirësojmë disa aspekte procedurale. Kontrolli është i vazhdueshëm dhe kruhet nga struktura të miratuara. Nga brenda sistemit ka pasur struktura auditimi dhe kanë funksionuar. Janë evidentuar parregullsi në një shifër shumë të vogël se ajo që citove ti. Jemi në fazën finale në angazhimin e një auditimi të jashtëm sipas standardeve ndërkombëtare. Pas përfundimit të këtij audit ne do flasim për shifrat, tani çdo gjë është politike”, tha ministrja.

Advertisement