Connect with us

Aktualitet

Abuzimi me tenderin 2.3 mln euro/ Jonaid Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK

Kreu i pezulluar i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur edhe sot në Prokurorinë e Posaçme.

Myzyraj merret sërish në pyetje nga SPAK, mbi abuzimin me tenderin 2.3 mln euro.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë dje në fuqi masën e sigurisë për Myzyrin. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Igerta Hysi, e cila ka rrëzuar kërkesën e Myzyrit për heqjen e masës “pezullim nga detyra” dhe “detyrim për t’u paraqitur”.

Kësisoj, Myzyri mbetet i pezulluar nga funksioni dhe i detyruar të paraqitet rregullisht pranë autoriteteve ligjzbatuese.

Çështja ndaj Jonaid Myzyrit lidhet me hetime që po zhvillohen për procedura të dyshuara abuzive në fushën e prokurimeve publike, më konkretisht për tenderin 2.3 mln euro të mirëmbajtjes së rrugës Shpal-Ura e Repsit me gjatësi totale 58.7 km, ku sipas hetimeve ka rezultuar se pas ndërhyrjes së tij tenderi iu dha kompanisë me ofertën më të lartë, bashkimt të operatorëve ekonomikë “AEK Munella – Drini‑1”.

Advertisement