Bota
Abuzoi seksualisht me më shumë se 40 qen, zoologu britanik dënohet me 10 vite burg
Zoologu britanik Adam Britton, i cili u arrestua në prill 2022 për një sërë veprash që lidhen me abuzimin seksual, torturimin dhe vrasjen e dhjetëra qenve në shtëpinë e tij në periferi, është dënuar me 10 vjet e pesë muaj burg nga një gjykatë australiane.
Akademiku 52-vjeçar, i cili konsiderohej ekspert i krokodilëve dhe kishte punuar me BBC-në për dokumentarë për zvarranikët, heshti para gjykatësit Michael Grant në Gjykatën e Darvin Crown gjatë shqiptimit të dënimit
Pasi paralajmëroi audiencën, si në seancat e mëparshme në rastin tronditës, se ata ishin gati të dëgjonin detaje të “abuzimit monstruoz të kafshëve”, gjykatësi Grant iu drejtua të akuzuarit, duke thënë se “shthurja e tij është aq e madhe sa që asnjë mendje njerëzore nuk mund ta kuptonte.
Britton u dënua me 10 vjet e pesë muaj, me një afat minimal prej gjashtë vjetësh.
Sipas Daily Mail , disa anëtarë të audiencës u përlotën sot kur u lexuan detaje të akteve sadiste të Britton, të cilat rezultuan në vdekjen e 39 qenve, përfshirë nëntë këlyshë.
Vlen të theksohet se një nga akuzat për të cilën ai u shpall fajtor ishte mbajtja dhe shpërndarja e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve.
Aktivitetet e çoroditura të zoologut të kafshëve filluan në vitin 2014 dhe zgjatën deri në arrestimin e tij në prill 2022, pak pasi një video që ai kishte ngarkuar në internet, u dërgua në mënyrë anonime në Autoritetin e Mbrojtjes së Kafshëve të Territorit Verior.
Britton i filmoi shkeljet e tij gjerësisht në një “dhomë torture” që ai kishte ndërtuar dhe i shpërndau videot në internet duke përdorur një pseudonim, duke inkurajuar të tjerët të kryenin vepra të ngjashme dhe madje duke ofruar këshilla.
“Kënaqësia e sëmurë që keni përftuar nga aktet është e dukshme në pamjet e regjistruara”, tha gjyqtari Grant sot në gjykatë, ndër të tjera, duke iu drejtuar Britton.