Connect with us

Kronike

Abuzonte dhe dhunonte gruan e tij për 17 vite, arrestohet shqiptari

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht dhe ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij për 17 vite.

Mediat italiane shkruajnë se 46-vjeçarja shqiptare ka denoncuar bashkëshortin e saj që në muajin prill të vitit të kaluar dhe ka marrë një urdhër mbrojtje. Pas denoncimit ajo është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar për jetuar tek disa të afërm.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, bashkëshortja është shprehur se është abuzuar seksualisht dhe është dhunuar fizikisht prej 17 viteve, veçanërisht pas lindjes së fëmijës së dytë në vitin 2006. Kjo për shkak se gjatë asaj periudhe 50-vjeçari ka qenë i papunë dhe gjithë stresin ia nxirrte asaj. Sakaq ka thënë se është kërcënuar me vdekje dhe në gusht të vitit 2018 është plagosur me thikë nga bashkëshorti.

Aktualisht 50-vjeçari ndodhet në paraburgim në qytetin e Bolonjës, ku pritet të marrë masën ndëshkimore.

Advertisement