Connect with us

Kronike

Adem Jashari në mes të Prishtinës/ Krasniqi: Shtatorja do vendoset më 28 nëntor

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka konfirmuar në fillim të javës së pavarësisë se këtë vit do të vendoset në zemër të Kryeqytetit shtatorja e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Nëpërmjet një videoje, kreu i PDK-së, bashkë me kryetarin e asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leotrim Retkoceri, kanë bëre të ditur faktin se tashmë është vendosur për këtë shtatore për komandantin e UÇK-së. Adem Jashari lindi në 28 nëntor të vitit 1955, teksa jetën do ta humbiste pas disa tentativave të serbisë për ta vrarë. Shtëpia e familjes së tij, në Prekaz, u sulmua ne mars tw 1998 nga forcat serbe të policisë, ku 57 antarë të familjes së tij, mbetën të vdekur.

Advertisement