Connect with us

Kosova

Administrata Trump e gatshme nëse propozohet një shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë

Eksperti i politikës së jashtme, profesor Edward Joseph, duke iu përgjigjur pyetjes nëse presidenti amerikan Donald Trump mund të “përfundojë” një marrëveshje që mund të përfshijë shkëmbim territoresh, tha se pyetja është e arsyeshme, por se përgjigja për të nuk dihet.

Varet, tha ai, nga rreziqet që administrata Trump do të ishte e gatshme të merrte nëse propozonte një shkëmbim territorial.

“Sepse ky do të ishte një rrezik i madh në Bosnje Hercegovine, sepse Milorad Dodik me siguri do të përfitonte. Ai aktualisht është në një pozitë të keqe për shkak të dënimit të fundit dhe krizës në Bosnje, dhe ne pamë se presidenti Vuçiq udhëtoi në Banja Luka për ta mbështetur atë. Pra, nëse do të ketë një shkëmbim territorial, çfarë do ta pengonte Dodikun të ecë përpara me qëllimet e tij? Ky problem do të vinte më pas në derën e administratës Trump dhe pyetja për të dhe këshilltarët e tij do të ishte nëse ai i dëshiron këto probleme,” theksoi Joseph.

I pyetur nëse SHBA-ja mund të tërheqë trupat e saj nga KFOR-i dhe çfarë do të thotë kjo për sigurinë, Joseph tha se me Donald Trump asgjë nuk mund të përjashtohet.

Ai tha në fjalimin e tij se Grenlanda një ditë do të bëhej pjesë e Shteteve të Bashkuara. Trump e propozoi në një fjalim në Kongres javën qe shkoi. Pra, nëse ai thotë diçka të tillë për Grenlandën, a mund të lëvizë trupat jashtë Kosovës? Epo, ai është Donald Trump. Nuk e dimë se çfarë mund të bëjë. Por mbetet pyetja nëse ai dëshiron pasojat e një veprimi të tillë. Për SHBA-në, mbajtja e trupave në Kosovë nuk kushton shumë?” – potencoi eksperti.

Advertisement