Aktualitet
Adriana Kalaja ikën nga studio/ Idajet Beqiri: Ta tregoj unë se gruaja e kujt ke qenë dhe pse të la
Një debat për vulën e Partisë Demokratike agravoi deri në pikën që Adriana Kalaja të linte studion e Report Tv. Pas debatit të fortë më avokatin Idajet Beqiri, Kalaja hoqi mikrofonin dhe u largua nga studio emisionit ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj.
Kalaja: Unë edhe mund të largohem nëse do më ndërpresësh. Bëra një saktësim
Kalaja: Unë nuk kam frikë që ju reagoni, por ato po, jo shkoni e thoni atje te familja juaj ke pragu i shtëpisë tënde.
Beqiri: Jam i bindur që ata që më shohin në debat me ty më thonë, o po nuk të erdhi trup që u ule. Gjithë ky prof. E avokat me emër të madh edhe shkon me një që s’ka diplomë juridike akoma e që nuk ka përfaqësuar një gjyq në këtë jetë. Por unë të dëgjova.
Kalaja: Unë gjyqet i kam fituar deri në Gjykatë Kushtetuese. Nuk më ka arrestuar edhe regjimi diktatorial për ryshfet e ngacmim seksual si puna jote. Skam familjar që shkonte te sekretari i partisë.
Beqiri: Janë shpifje që i bën një shpifarake si ty.
Kalaja: Unë jam e ndershme, korrekte dhe i shërbej vendit tim falas. Një spiun i sigurimit të shtetit.
Beqiri: Dëshminë e penaliteteit e kam të bardhe unë, jo të zezë si ty.
Kalaja: Një spiun i sigurimit të shtetit si puna jot unë nuk jam.
Beqiri: Lëri këto fëlliqësira se nuk të shkojnë me mua. Diktatura më futi në burg mua. Sipas teje edhe më futi në burg, qenkam edhe spiun. S’do të them ty e shoqe kujt ke qenë e kush të ka lënë se ti them unë. Edhe ca ke përfituar nga regjimi. Se ti them unë.
Kalaja: Unë nuk kam përfituar asgjë as nga ai regjim as nga ky regjim.
Beqiri: Po s’të do asnjë regjim ty se nuk bën.
Kalaja: Diplomën time shko vërtetoje edhe gjyqet që kam fituar. Si bashkëshortja jote që lutej te sekretari i partisë se ishe në burg. Pyete tët shoqe kur të shkosh në shtëpi. Kur të flasësh me mua të rrish drejt.
Beqiri: Ti te rruga je, po mos shko te rruga këtu në emision. Se te rruga ke qenë gjithmonë.
Kalaja: Unë jam ajo që më respekton gjithë Tirana. Jo një i pafytyrë dhe një qelbësirë si ti.
Beqiri: Futu në internet ca respekti të bëjnë, nga mëngjesi në darkë të thonë laramanja më e keqe. Je turpi i botës prandaj duhet të ikësh. Është turp të vish ti në studio të tilla se i njollos.