Aktualitet
Aeroporti i Vlorës thuajse gati! Brenda pak ditëve pritet fluturimi i parë

Aeroporti i Vlorës do të bëjë fluturimin e parë brenda disa ditëve. Lajmin e ka bërë me dije gazetari Berat Buzhala përmes një videoje që ka postuar në rrjetet sociale. Ai shprehet se këtë ‘sekret’ ia ka rrëfyer një prej inxhinierëve që i ka kërkuar dhe të mos e bëjë të madhe, por që ai nuk mund të rrinte pa e dhënë këtë lajm. Në tetor pritet hapja zyrtare me fluturime të rregullta.
“Brenda disa ditëve, pritet avioni i parë. Akoma nuk e kanë bërë publike këtë gjë, por unë erdha dhe pyeta inxhinierët dhe u thashë ‘kallxomë vllau jem kur po bëhet fluturimi i parë”. më tha, “mos e bëj shumë të madhe, por pritet brenda disa ditëve”. Ndërsa në tetor do të ketë fluturime të rregullta. Ky vend do të jetë një aeroport 24/7. Mezi pop res të vij këtu dhe të shoh që gjithçka të jetë funksionale. Tashmë është gjithçka drejt fundit. Siç e shikoni, kulla gati, terminali gati, vetëm po nisemi,”- dëgjohet të thotë Buzhala në video.

