Aktualitet
Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit pa energji elektrike, qindra pasagjerë mbeten në errësirë
Qindra pasagjerë në aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, mbrëmjen e sotme kanë mbetur në errësirë pas një ndërprerjeje të energjisë elektrike.
Mësohet se prej disa minutash në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza” energjia mungon, ndërsa shkaku për këtë incident ende nuk dihet.
Në një kohë kur kryeministri Edi Rama “mburret” çdo ditë me rritjen e numrit të turistëve, Shqipëria e qeverisur nga socialistët nuk plotësojnë as bazën elementare për të pritur pushuesit në vendin tonë.
Së fundmi Rinasi ka shfaqur problematika serioze me mungesën e energjisë elektrike.