Connect with us

Aktualitet

Afera ÇEZ-DIA, e ngjashme me skandalin “McGonigal”

Gazetari Artan Hoxha ka krahasuar aferën ÇEZ-DIA me skandalin McGonigal pasi në të është përfshirë sipas tij një shtetase amerikane.

Ai tha se kur u paraqit në Prokurori vuri në dispozicion informacionet që zotëronte dhe dy filmime që i shërbenin historisë.

Kjo është pjesë e materialit që ka prokurori. Kemi një tjetër dëshmi që është dhënë në Austri. Kjo është një çështje që i është bërë presion drejtësisë dhe u mbyll vetëm me rastin Ismailaj. Ndërkohë bashkeshortja dhe familja e tij u larguan jashtë vendit për të kërkuar azil politik në Austri.

Në intervistën për gazetarin Endri Xhafa ai theksoi ndër të tjera se ministra të qeverisë së majtë që do të thirren në SPAK.

“Unë shpresoj që aty të shikojmë ministra të qeverisë së majtë që do të thirren aty. Nëse kjo çështje kufizohet vetëm te Meta, atëherë është ajo që thotë Meta. Për mua është një bast i vërtetë për aftësitë e SPAK. Detaje të pamjeve nuk mund të jap se janë çështje të hetimit. Ka aq shumë çështje saqë mua më vinte çudi që hetimet nuk shkonin deri në fund”, u shpreh Hoxha.

Advertisement