Connect with us

Politike

Afera Partizani/ 25 ditë i izoluar në shtëpi, Berisha paraqitet në SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë mëngjesin e së martës ambientet e shtëpisë së tij pas 25 ditësh i izoluar për t’u drejtuar në Prokurorinë e Posaçme.

Berisha është shoqëruar nga 2 makina policie drejt SPAK ku do merret në pyetje për aferën ‘Partizani’. “Beteja vazhdon, beteja pa kthim vazhdon”- tha ai para gazetarëve.

Prej 30 dhjetorit, Berisha qëndron në shtëpi me masë arresti. Ish kryeministri është në hetim për korrupsion lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani pasi me veprimet e tij ka favorizuar dhëndrin Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin lulëzuan 19 kulla.

Lajmi ne perditesim

Për herë të parë, ish-kryeministri Sali Berisha paraqitet në SPAK. Kjo është hera e parë që Berisha përballet me drejtësinë për aferën Partizani, ku do të merret në pyetje përballë prokurorëve Enkeleda Minollai dhe Arben Kraja.

Seanca nisi në orën 10:00.  policia zbarkoi poshtë pallatit të tij, për ta shoqëruar në Prokurorinë e Posaçme. Berisha shkoi drejt SPAK me makinën e tij, ndërsa u shoqërua edhe nga dy makina të tjera të Policisë së Shtetit.

Dy ditë më pas, më 25 janar, SPAK ka thirrur për të marrë në pyetje edhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në hetim edhe për pastrim parash për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Mes këtyre 2 datave, pritet një zhvillimi rëndësishëm. Gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Ilirjana Olldashi do të shqyrtojë kërkesën e Berishës për heqjen e “arrest shtëpie” dhe përjashtimin e Irena Gjokës, gjyqtares që ka caktuar masën e sigurimit personal ndaj ish-kryeministrit.

Lajmi ne perditesim

 

 

Advertisement