Connect with us

Kosova

Aferat me rezervat e shtetit, gjykata merr vendimin për zyrtarët

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar një muaj paraburgim tre të dyshuarve në rastin e rezervave shtetërore. Bëhet fjalë për dy zyrtarë të MINT-it, drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi. Dy zyrtarët e MINT-it akuzohen për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ndërsa i arrestuari i tretë dyshohet për “dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

Avokati i Irfan Lipovicës, Durim Osmani, ka thënë se s’ka asnjë arsye të aprovohet kërkesa e Prokurorisë për paraburgim, pasi të arrestuarit kanë zbatuar ligjin.

“Këta tre persona që po e presin vendimin, janë të pafajshëm”, ka thënë avokati Osmani.

“Nuk ka shkelje të ligjit, nuk ka vepër penale”, ka shtuar ai.

Prokuroria Speciale nisi të premten në orën 06:00 të mëngjesit aksionin për bastisjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe shkoi edhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi. Pas aksionit, dy zyrtarët e Ministrisë dhe biznesmeni u prangosën, nën dyshimin për “korrupsion” dhe vepra të tjera penale.

Advertisement