Connect with us

Kronike

Agravon konflikti për prona mes dy bashkëfshatarëve, mbetet i plagosur njëri prej tyre (EMRI)

Një person mbeti i plagosur, pasi një sherri për pronën mes dy bashkëfshatarëve në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12 e 30 minuta te së enjtes ne fshatin Zejmen, ndërsa i plagosur mbeti shtetasi Gjon Kola.

Ai u godi me një mjet prerës në disa pjesë të trupit dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, shoqëroi ne komisarit autorin shtetasin Hil Plepi, banues në fshatin Zejmen. Ai po merret ne pyetje rreth konfliktit, i cili ndodhi për motive pronësie.

Kjo është ngjarja e dytë e kesaj natyre që ndodh në harkun kohor të 10 ditëve në Lezhë, pasi dhe javën që lamë pas u plagosen dy persona me sende te forta, pas një konflikti pronësie ne fshatin Ungrej.

Advertisement