Connect with us

Rajon

Agravon përplasja mes mbështetësve të Vuçiç dhe qytetarëve, të shtëna me armë (Pamje)

Një përleshje midis mbështetësve të Partisë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandër Vuçiç dhe qytetarëve ka ndodhur pranë zyrave të SNS në Novi Sad. Sipas mediave serbe gjatë momentit të përleshjeve një person është filmua me armë.

Qytetarët i janë ofruar nga pjesa e përparme zyrave të SNS-në në Bulevardin e Çlirimit, kur edhe ndodhi përleshja. Gjithashtu mediat serbe shkruajnë se gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri në ajër, ku si pasojë një pjesë e qytetarëve janë tërhequr pas këtij akti.

Në pamje shihet një burrë i cili mban në dorë pistoletën. Pas përleshjes ambientet e jashtme të zyrave të SNS janë rrethuar nga policia serbe dhe kanë shpërndarë qytetarët dhe mbështetësit e SNS-së.

Advertisement