Connect with us

Aktualitet

Agron Duka ngre alarmin e ndotjes/ Pushteti lokal lë plehrat ‘rrugëve’

Kreu i Partise Agrar Ambientaliste, Agron Duka, ka denoncuar në rrejtet e tij sociale ndotjen në vend. Në një postim, ai ka publikuar disa fotot, të një liqeni në Prrenjas, ku plehrat kanë pushtuar bregun e tij.
Më tej në postim, Duka akuzon pushtetin qendror dhe lokal, se nuk kanë bërë menaxhim të duhur të mbetjeve, duke i lënë ato të pambledhura edhe atraksione turistrike.
 Postimi i plotë:  
Nuk mund të vazhdojmë të jetojmë më kështu!
Shikojeni këtë mjedis, që është sa i dëmshëm për jetën e njerëzve aq edhe i turpshëm.
Është bregu i një liqeni të vogël në Prrenjas, fare pranë qytetit. Liqenet, kudo janë asete të mëdha të jetës publike, të çlodhjes, argëtimit, dhe atraksione turistrike. Ndërsa ky këtu është shndërruar në një vendgrumbullim mbetjesh.
Kjo është dëshmi e politikave qëndrore dhe lokale të menaxhimit të mbetjeve. Ose më saktë të mosmenaxhimit të mbetjeve.
Sa më shumë ligje miratojmë, aq më të ndotur bëhemi, sepse askush nuk angazhohet në zbatimin e tyre.
Të dashur qytetarë!
Harrojini politikat e mëdha kur të votoni në 14 maj.
Votoni njerëzit që do të kujdesen për jetën tuaj.
Këshilltarët e PAA do të jenë mbrojtësit e mjedisit tuaj, të higjenës publike, ajrit të pastër dhe ujit të pastër.
Të mendojmë për mjedisin tonë, pasi aty fillon jeta e shëndetshme.
Advertisement