Politike
Agron Duka: Unë ‘ambasadori’ i Lulzim Bashës, por Sali Berisha ka vënë vijën e kuqe
Foltorja vijon të ketë një vijë të kuqe për Lulzim Bashën, këtë ka deklaruar Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, i cili ka dhënë detaje për takimin që do të mbahet javën e ardhshme për çështjen zgjedhore, që duket se do jetë testi i parë i federatës së opozitës.
Duka pranon gjithashtu se aksioni i federatës është penguar nga axhenda e foltores, por tha se ky është momenti për të kuptuar se si do të shkojnë drejt zgjedhjeve të 2025 .
Edhe këtu duket se opozita ndahen në ide, nga njëra anë Duka thotë se është për lista të përbashkëta, dhe nga ana tjetër Basha po bën përgatitjet që të dalë i vetëm.
Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste sqaroi dhe njëherë se ftesa e federatës ka qenë për të gjithë faktorët opozitarë , përfshirë dhe Bashën por jo për aleancë me të.