Connect with us

Politike

Agron Kapllanaj: Dy rrugë ka me Berishën, ose je armiku i tij dhe të fyen, ose je me të i nënshtruar dhe burrë i ndershëm

Agron Kapllanaj, themelues i ‘Djathtas 1912’, thotë se me Berishën nuk mund të ketë bashkëpunim. Sipas tij, Berisha ose të bën armik dhe të fyen, ose të bëhesh aleat dhe për të je burrë shumë i ndershëm.

“E kam thënë disa herë që me zotin Berisha ka dy rrugë, nëse je kundër tij je armiku i tij dhe të sulmon pa rezervë, ose duhet të jesh me të dhe ti nënshtrohesh. Si me ata deputetë që kishte sharë dikur dhe tani që janë bashkë, janë burrat më të mirë. Kam zgjedhur rrugë tjetër. Nuk i shërbejmë në asnjë mënyrë qeverisë. Synojmë ato vota që vitet e fundit janë duke u rritur, ato vota të atij elektorati që nuk e gjen veten as te Berisha dhe as te Rama. I marrim ato vota që të bëjmë një qeveri të djathtë me parti të tjera të djathta”, tha ai.

Advertisement