Connect with us

Politike

Agron Shehaj njofton krijimin e një partie të re, tregon pse u largua nga PD

I ftuar në studion e Zërit të Amerikës në Uashington, deputeti Agron Shehaj deklaroi për herë të parë se po punon për krijmin e një partie politike. I shkëputur nga Partia Demokratike, Shehaj tha për Zërin e Amerikës se e shihte të pamundur që PD-ja të kthehej në një alternativë të besueshme për shqiptarët. “Arsyeja (për shkëputjen nga PD) është fakti që nuk mund të vazhdohej në atë mënyrë. Shikoja mungesën e një drejtimi, mungesën e vullnetit dhe një plani për të rinovuar Partinë Demokratike, për të hapur Partinë Demokratike, që është e vetmja mënyrë që ne të mund të bëhemi të besueshëm për elektoratin dhe t’i japim një alternativë të vërtetë shqitparëve”, u shpreh Agron Shehaj. I pyetur nga gazetarja e Zërit të Amerikës nëse kjo alternativë do të jetë një forcë e re politike, Shehaj pohoi. “Ajo që nuk pata mundësi të jepja kontributin tim brenda PD-së, është ajo që po punoj ta bëj jashtë PD-së. Jam duke punuar mbi një projekt politik. Po flas me njerëz, sigurisht nuk është një gjë e lehtë. Politika kërkon këmbëngulje, sakrifica. Sidomos kur nuk je i gatshëm të bësh kompromise. Mendoj se ëndrra e cdo shqiptari është që të qeveriset nga një qeveri e pakorruptuar, të ketë një kryeministër të pakorruptuar”, u shpreh Agron Shehaj.

Advertisement