Connect with us

Politike

Agron Shehaj: Nuk ka aferë pronash ku nuk ka futur turinjtë Adiatik Lapaj

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj dhe Pano Sko, bashkëkryetari i “Nisma Thurje” që është në koalicion me “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt, debatuan për listat e mbyllura.

Ndërsa Shehaj tha se ata gabuan me Sulën dhe futjen e familjarëve, Soko iu përgjigj që njerëzit kur vijnë në politikë hyjnë për të garuar, jo për t’i bërë fresk kryetarit, siç sipas tij, ndodh te partia e Shehajt.

Agron Shehaj: Lëvizja që bënë këta përveçse ishte populiste, ka nxjerrë shumë probleme. Në momentin e parë futën Dash Sulën, edhe pse thanë do të rrëzojnë sistemin, futën prindërit, dhe pasi reaguan qytetarët në rrjetet sociale, thanë t’i heqim. Po e bëre në mënyrën e gabuar, të kthehet në bumerang.

Pano Soko: Po fol për partinë tënde.

Agron Shehaj: Po më mbyll gojën?

Pano Soko: As ti s’ma mbyll gojën mua.Nuk flet dot për mua, do të flas unë për veten. Mos më qaj hallin. Mos më trash zërin.

Agron Shehaj: Po qetësohu.

Pano Soko: Nuk flet dot për mua.

Agron Shehaj: Do të flas që çke me të..

Pano Soko: Për mua nuk flet dot ti për mua. Mos ma qaj hallin. Do të shikosh kur të vijë dita e zgjedhjeve.

Agron Shehaj: Ore unë do të flas. Je mirë ti vlla? Do të më thuash mua ti për çfarë të flas? Unë do të flas për ty se më ka ftuar Rakipi.

Pano Soko: Mos më fol mua. Mos më trash zërin mua, more vesh? Në rregull?

Agron Shehaj: Lëri këto budallëqe tani.

Pano Soko: Shhhhtttt.

Agron Shehaj: Je mirë nga mendja ti?

Pano Soko: Do të flas unë. Ore, ç’është ky more vlla?

Agron Shehaj: Ore fol sa të duash, por më lër ta mbaroj. Je mirë nga mendja? Më lër të mbaroj.

Pano Soko: Nuk të lë të mbaroj se je gabim.

Shehaj: Nuk je ti që vendos nëse jam gabim. Jam përplasur me ministra dhe deputetë dhe askush s’më ka penguar të them mendimin tim. E vërteta që djeg shumë është se këta bënë një lëvizje populiste, por u doli huq. Ne nuk e bëmë se me qytetarët duhet të jemi transparentë. Këta kanë zgjedhur një rrugë tjetër. Mund të vendonin anëtarë të partisë që nuk kishin ambicie për t’u bërë deputetë, jo familjarë. Tjetra me Dash Sulën që e morën pastaj e hoqën. Dhe gafa ishte se thanë nuk është e vërtetë. Dhe ju vërsulën opinionit publik.

Pano Soko: Ta vazhdoj unë, se e ke thënë katër herë gënjen. Dash Sula është njeri që ka patur integritetin që ia ka thënë Sali Berishës në sy çfarë ka patur. Ndërsa sa i përket prindërve i kishim si garanci. Njerëzit kur vijnë në politikë hyjnë për të garuar, jo për t’i bërë fresk kryetarit. Te Goni vijnë për t’i bërë fresk atij. Lista e hapur te zoti Shehaj janë kot se janë ca skllevër që do të punojnë që të behet ai deputet. Ky debati real është të jesh me të renë apo të vjetrën.

Ylli Rakipi: Po ju pse intimidoheni?

***

Kryetari partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, u përplas në emisionin me Pano Sokon e Nisma Thurje, që bën pjesë në koalicion me “Shqipëria bëhet” e Adriatik Lapajt për rolin e këtij të fundit në skandalet me pronat në breddetin e jugut të vendit.

Agron Shehaj: Ne jemi e vetmja forcë politike që ka mbledhur me mijëra qytetarë në mbështetje të drejtësisë, me mijëra.

Ylli Rakipi: Edhe këta (tregon Sokon).

Pano Soko: Agron kur mblidhnim ne me mijëra, ti nuk ishe në politikë.

Agron Shehaj: Po ku i ke ato mijëra? Pano, e di ku është problemi juaj? Kërkoi llogari atij kryetarit tënd se si i ka bërë lëmsh, u ka vjedhur pronat qyetarëve në bregdet. E ke pyetur ndonjëherë? Apo të bën përshtypje vetëm korrupsioni i Edi Ramës? Po pronat që po vidhen me investitorët strategjikë?

Pano Soko: Tani ti do të marrësh vesh që mjekët merren me të sëmurët, kur të rritesh edhe pak do të marrësh vesh që shoferi ulet te makina.

Agron Shehaj: Pano, pyete një herë kryetarin tënd për pronat në bregdet, se s’ka aferë ku nuk i ka futur turinjtë…

Pano Soko: Zoti Shehaj je shumë abstrakt.

Agron Shehaj: Nuk ka aferë korruptive që ka të bëjë me pronat në bregdet ku nuk është i përfshirë kryetari i koalicionit ku bën ti pjesë (Adriatik Lapaj). Ti e ke pyetur?

Ylli Rakipi: Po ky nuk është përgjegjës.

Advertisement