Bota
‘AH Edi..Edi…Edi’, Erdogan kujton Ramën në New York
Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan duket se fjala Albania i kujton Kryeministrin Edi Rama edhe në raste ‘jo shtetërore’. Gjatë një shëtitje që ai ka zhvilluar në Central Park të New York-ut në SHBA ka pasur një takim joformal me një familje shqiptare.
Disa gra i janë afruar dhe i janë prezantuar se janë shqiptare. Dhe menjëherë Erdoganit i shkon mendja te Rama.
“AH Edi..Edi…Edi”, ishte përgjigja e udhëheqësit turk drejtuar shqiptareve.
Kujtojmë se Erdogan ndodhet në New York për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.